A po ndahet Vetëvendosja në Prishtinë, flet asambleistja

Politika

A po ndahet Vetëvendosja në Prishtinë, flet asambleistja

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 mars 2018 Në ora: 18:32
Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti

Pas ndarjes në Kuvendin e Republike se Kosovës, duket që Vetëvendosje është duke u ndarë edhe në Asamblenë Komunale.
17 asamblistët e Vetëvendosjes tashmë kanë filluar t’i bëjnë publike se a janë me Shpend Ahmetin apo me Albin Kurtin.
Përderisa në krah të Shpend Ahmetit janë radhitur 9 asamblistë, asamblistët që përkrahin Albin Kurtin janë 5.

Njëra nga asamblistet që radhiten përkrah Albin Kurtit është edhe Leonora Shabani-Bajraktari, e cila për “Bota sot” ka thënë se kjo ndarje nuk reflekton në qeverisjen e Prishtinës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është ndarë, ajo vazhdon punën, ka pakënaqësi siç është grupi i të pakënaqurve të cilët thjeshtë janë larguar ku ende nuk dihet arsyeja.  Por me gjithë atë ne si Lëvizje Vetëvendosje vazhdojmë me të gjitha projektet e paraparë, për shakë se kryetari Shpend Ahmeti i ka ofruar programin qytetarëve përmes Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne do të vazhdojmë punën në të mirë të qytetarëve.

Image
Leonora Shabani-Bajraktari

Tutje, Shabani ka theksuar se Ahmeti ka fituar me program të Lëvizjes Vetëvendosjes Ne e përkrahim çdo gjë që është në të mirë të qytetarëve. Shpendi ka premtuar programin e Lëvizjes Vetëvendosje me atë edhe ka fituar. Ne si lëvizje e  përkrahim, për shkake të qytetarëve që na kanë ulur në ato karrige. Pa marrë parasysh se Shpendi ka dhënë dorëheqje ne e mbështesim atë, dhe gjo gjë që është në të mirë të qytetarëve.

Shabani, theksoi se VV-ja ne Prishtinë ende nuk ka marrë vendim lidhur me zgjedhje.

“Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dalë me fjalim përfundimtar lidhur me mundësinë e zgjedhjeve përsëri në Prishtinë” ka përfunduar Bajrakatari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat