Paralajmërohen zgjedhje të reja, ky mund të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës

Politika

Paralajmërohen zgjedhje të reja, ky mund të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 mars 2018 Në ora: 20:17
Ilustrim

Marrëveshja e demarkacionit kaloi ditën e mërkurë, duke përmbyllur dramën tre vjeçare. Pas miratimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, në një prononcim për “Bota sot”, beson se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

Ai ka parashikuar një koalicion të ardhshëm qeverisës, ku në të bën pjesë Vetëvendosja, LDK-ja dhe partia e tij.

E krejt kjo sipas Islamit mund të bëhet pas pastrimit të Vetëvendosjes nga figurat që sipas Islamit kanë pasur qëllim ta prishin bilancin politik të Vetëvendosjes.

Image
Gazmend Islami

“Është pozitive edhe largimi i disa figurave nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët që nga ardhja e tyre, më shumë kanë qenë të orkestruara që ta prishin bilancin politik të Vetëvendosjes. Pastrimi i Vetëvendosjes nga këto figura mund të qojë drejt një qeverisje mes LDK-së, Vetëvendosjes dhe Ballit Kombëtar. PDK-ja do të dështojë në zgjedhjet e ardhshme gjithashtu edhe AAK-ja. Pra do të jetë një shans historik nëse këto parti rreshtohen dhe krijojnë një koalicion duke i bashkuar idetë e tyre për shtet-ndërtim, duke e krijuar një qeveri të fuqishme në të mirën e vendit, dhe për t’iu dhënë dënimin e merituar PDK-së dhe AAK-së. Qeveri e fuqishme po e them në atë kuptimin që do vinë njerëz të pa korruptuar, të ndershëm, mirëpo fillimisht duhet një akordim mes këtyre partive politike që të krijojmë këtë qeveri të fuqishme në të mirën e popullit”- deklaroi Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat