Milaim Zeka: Kam informacione se ky deputet do të vijë në seancë për të votuar

Politika

Milaim Zeka: Kam informacione se ky deputet do të vijë në seancë për të votuar

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 21 mars 2018 Në ora: 10:35
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokratike, Milaim Zeka, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se ka informacione se Ramiz Kelmendi do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

“Kam informacione se Ramiz Kelmendi do të vijë në seancë. Flas vetëm në emër timin dhe të Nismës dhe ne do të jemi në seancë”, u shpreh deputeti i Nismës Socialdemokrate.

I pyetur nëse me dështimin e demarkacionit, qeverisja aktuale duhet të japë dorëheqje, Zeka nuk e konsideron këtë si zgjidhje.

“Nëse edhe qeveria Haradinaj do jep dorëheqje, cila do të ishte zgjidhja. Çfarë zgjidhet me dorëheqje, ku shteti shkon edhe në një krizë edhe më të madhe. Për momentin nuk kemi alternativë më të mirë”, ka përfunduar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një debati 8 orësh të mbajtur mbrëmë, kanë vendosur që sot, duke filluar nga ora 11:00 të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat