Demarkacioni do të kalojë sot, ja me votat e kujt

Politika

Demarkacioni do të kalojë sot, ja me votat e kujt

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 mars 2018 Në ora: 10:03
Kuvendi i Kosovës

Drama e marrëveshjes së demarkacionit e filluar që nga viti 2015, sot do të marrë fund. Pas shumë debateve dje në Kuvendin e Kosovës për këtë marrëveshje, sot duke filluar nga ora 11:00 do të provohet të votohet përsëri, kurse nënkryetari i AAK-së është i sigurtë se demarkacioni do të kalojë.

Në një prononcim për “Bota sot” ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka treguar për “Bota sot” se me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata do t’i japin fund izolimit.

“Marrëveshja do të kalojë, është koha që t’i jepim epilog temës më të rëndësishme për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kosova duhet t’i kryjë detyrat e saj për t’i dhënë  shansin edhe BE-së që të mbajë fjalët e veta, që përmbushja e kushtit të demarkacionit do të mundësojë lëvizjen e lirë edhe për qytetarët e vendit.Besojmë se do të kalojë me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nëse duan t’i japin fund izolimit atëherë do të votojnë pro demarkacionit”, ka deklaruar Lekaj.

Image
Pal Lekaj

Lista serbe parti kjo bashkëqeverisëse e koalicionit kishte ripërsëritur qëndrimin e saj, kundër demarkacionit, mirëpo kishte raportime në media që serbët do të votojnë pro. 

Lekaj nuk ka dashur t’i komentojë këto deklarata, duke shtuar vetëm se demarkacioni do të kalojë me votat e deputetëve të Kosovës, pa marrë parasysh ndarjeve politike.

“Demarkacioni do të kalojë në votat e deputetëve të Kosovës. Sot në presim me të drejtë që Kuvendi i Kosovës pa marrë parasysh ndarjeve politike, të jetë unik dhe t’i jep përgjigje pozitive kësaj teme”, ka pohuar Lekaj për “Bota sot”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat