Deputeti i NISMA-s tregon se a do të kalojë sot Demarkacioni

Politika

Deputeti i NISMA-s tregon se a do të kalojë sot Demarkacioni

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 21 mars 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Deputeti i NISMA-s Social Demokrate, Haxhi Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Demarkacioni miratohet sot në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

“Demarkacioni kalon sot patjetër”, ka thënë Shala për “Bota sot”, por nuk ka treguar se deputetët e cilës parti do të votojnë pro kësaj marrëveshje.

Image
Haxhi Shala

“Deputetët e parlamentit të Kosovës, kush tjetër? Nuk e di se kush do të jenë deputetët, por e di që sot demarkacioni kalon sigurt”, ka shtuar Shala.

Ndryshe, në seancën e së martës pas një debati prej tetë orësh në mungesë të votave, votimi i demarkacionit është shtyre për të mërkurën.

deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe  ata të Grupit të pavarur janë shprehur se ata do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.

Kurse, Lista Serbe nuk është paraqitur fare në seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat