Deputetja e LDK-së tregon kur do ta përkrah Vetëvendosjen për hetimin e SHIK-ut

Politika

Deputetja e LDK-së tregon kur do ta përkrah Vetëvendosjen për hetimin e SHIK-ut

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 mars 2018 Në ora: 20:09
Foto ilustruese

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përsëri një iniciativë për krijimin e një Komisioni Parlamentar për ta hetuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), duke shpresuar që do t’i mbledhë 40 nënshkrimet e nevojshme për krijimin e këtij komisioni.

Mirëpo a do ta votojnë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës një komision të tillë hetimor? Lidhur me ketë për “Bta sot”, flet deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ish Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht deputete në parlamentin e Kosovës Hykmete Bajrami ka thënë se nuk mundë të formohet një komision ku LDK-ja nuk e ka shumicën.

“Ne e shohim të arsyeshme dhe patjetër që do ta bëjmë një gjë të tillë por vetëm atëherë kur jemi dhe do ta kemi shumicën e komisionit, dhe jo të hymë sa për të hetuar dhe dikush ta mbivotojë në fund një raport i cili do ta prodhojnë. Në kombinime të parlamentin çfarë jemi tani nuk mundet me u formu një komision ku opozita e ka shumicën, ne duhet me qenë në kombinim të tillë ku faktikisht LDK duhet të jetë ose në pozite ose diçka e ngjashme, ku në mënyrë kur të formohet komisionet e tillë hetuese Lidhja Demokratike e Kosovës ta ketë shumicën, LDK me qenë me grupin e shumicës, për momentin ne jemi Opozitë dhe si të tillë nuk e kemi shumicën”.

Image
Hykmete Barjrami

“Ne kemi diskutuar disa herë që ne nuk mundemi të fillojmë ta hetojmë dhe të mos nxjerrim asgjë si përfundim sepse do të prodhohet një raporti i cili do të mbivotohet në këtë rast nga partnerët e koalicionit edhe në qoftë se ne nuk pajtohemi me përmbajtjen e raportit, dhe kur kryhet një hetim, ai hetim është i mbyllur. Kështu që

LDK-ja e them për mendimin e ditëve të fundit, është në gjendjen ta bëjë në qoftë se bënë pjesë në shumicë”, ka thënë Bajrami.

Vlen të theksohet se Lëvizje Vetëvendosje tentoi që edhe në legjislaturën e katërt të formoje këtë komision mirëpo në atë kohe VV-ja i patë mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i ka mbledhur 38 nënshkrime, ndërsa tani do duheshin 40 nënshkrime të nevojshme për një hetim gjithëpërfshirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat