Grupi i Deputetëve të Pavarur tregon qëndrimin për Demarkacionin

Politika

Grupi i Deputetëve të Pavarur tregon qëndrimin për Demarkacionin

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 20 mars 2018 Në ora: 15:12
Grupi i Deputetëve të Pavarur

Sot në ora 16:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca me të vetme pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Nga Qeveria kanë thënë se i kanë numrat dhe se besojnë që kjo marrëveshje do të ratifikohet sot.

Përveç koalicionit qeverisës, pro kësaj marrëveshje do të votojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç deputetit Ramiz Kelmendi, i cili ka thënë se për arsye të problemit me shëndetin, nuk do të marrë pjesë në seancë, por që është kundër kësaj marrëveshje.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë kundër marrëveshjes, e kundër janë shprehur edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur, i udhëhequr nga Dardan Sejdiu.

Image
Fisnik Ismaili

Këtë për gazetën “Bota sot” e ka konfirmuar deputeti Fisnik Ismaili, i cili ka thënë se nuk mund të ndërrohet qëndrimi brenda ditës.

“Jo, qysh mundet me ndryshu qëndrimi brenda ditës. Po jemi kundër”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të marrin pjesë në seancë, ai ka thënë “Kismet”, ndërsa në lidhje me mundësinë që kjo marrëveshje të kalojë sot, deputeti Ismaili ka thënë: Tybe ne ditsha.

Mbetet të shihet nëse sot, në përpjekjen e katërt, të miratohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat