Pas kalimit të Demarkacionit, krerët e shtetit i pret një luftë me vetën

Politika

Pas kalimit të Demarkacionit, krerët e shtetit i pret një luftë me vetën

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 mars 2018 Në ora: 13:31
Kuvendi i Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka analizuar punën e qeverisë ditët e fundit, ku thotë se në seancën e sotme që do të mbahet për demarkacionin, vështirë se do të kalojë marrëveshja, për arsye se na kanë zhgënjyer dhe mashtruar shumë herë.

“Nëse bazohemi në fjalët e partive të pozitës, atëherë sot do të kalojë Demarkacioni. Por kjo klasë politike kaq shumë na kanë gënjyer dhe mashtruar, që është vështirë të besohet se a kanë siguruar votat e mjaftueshme për ta ratifikuar. Edhe nëse kalon Demarkacioni, që është kushti kryesor për liberalizimin e vizave, çfarë do t'i bëjmë korrupsionit? Kush do ta luftojë korrupsionin? Ata që e kanë instaluar? Kështu i bie që ata ta luftojnë vetveten. Një gjë e tillë nuk do të ndodh”,-shprehet Krasniqi.

Ai thotë se nëse demarkacioni nuk kalon, nuk duhet të presim ndonjë reagim të madh nga ndërkombëtarët.

“Në vitin 2002 një diplomat gjerman më patë thënë që Kosova është vend për eksperimente. Kjo klasë politike e dëshmon një gjë të tillë. Prandaj as nga ndërkombëtarët nuk pres ndonjë reagim përveç retorikave të njëjta tash e 19 vite, sepse kjo klasë politike idiote janë produkt edhe i Bashkësisë Ndërkombëtare. Sikur ndërkombëtarët do të ishin të interesuar që Kosova të ishte shtet serioz, nuk do të kishim një klasë të tillë politike. Nga qytetarët që nuk ju bëhet vonë nuk pres asgjë!”-përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat