“Heshtja” e (GDP) për largimin e Donika Kadaj- Bujupit, analisti: Ka pasur pakënaqësi me ata

Politika

“Heshtja” e (GDP) për largimin e Donika Kadaj- Bujupit, analisti: Ka pasur pakënaqësi me ata

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 mars 2018 Në ora: 23:00
Donika Kadaj- Bujupi

Është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje për t’iu rikthyer partisë së vjetër, Donika Kadaj- Bujupi, me aderimin e saj në AAK vazhdon të komentohet nga ish-bashkëpartiakët e saj.

Sot deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka kërkuar përgjigje nga Grupi i Pavarur i Deputetëve dhe nga Shpend Ahmeti, për mos komentimin e aderimit të Donika Kadaj- Bujupit në AAK.

Analisti politik, Ilir Dugolli, e konsideron falsitet dhe jo seriozitet largimin e Kadaj- Bujupit.

Sipas Dugollit, Kadaj- Bujupi ka pasur ndoshta pakënaqësi edhe me (GDP), prandaj ka aderuar në AAK.

“Rikthimi i ish-deputetes së LVV-së Donika Kada – Bujupi, në partinë AAK, parti kjo në të cilën  e filloi dhe e fitoi eksperiencën e vet politike, ishte me të vërtetë, jo e pritshme. Jo e pritshme për shkak se partia nga kishte ardhur në LVV, nuk kishte pësuar asnjë ndryshim, për së mbari, të paktën siç thoshte vet, znj. Kada Bujupi. Kur ka ndarje nga një parti, aderim ne një tjetër, apo rikthim në atë fillestare, nuk mund të quhen amoralitet politike, siç po dëgjohen zëra kohëve të fundit, vetëm nëse paraprakisht nuk do te kishte përputhje të ideve brenda atij subjekti ku aderojnë apo rikthehen. Në rastin e ndarjes, konsolidohet një vizion i ri, në ndryshim nga i vizioni paraprak i partisë që kanë lënë. Këto raste do të justifikoheshin. Por, rikthimi pa asnjë ndryshim dhe pa asnjë kriter, lë të nënkuptohet një falsitet, jo seriozitet dhe hap dilema se largimi nga LVV nuk ka pasur arsye tjetër, veç asaj për qëllime të caktuara, të cilat ajo më së miri i di”.

Image
Ilir Dugolli

“Grupi i pavarur i deputetëve GPD, (sipas deklarimit të tyre) nuk kanë lënë LVV-në në mënyrë të organizuar, ata janë dal nga LVV një nga një. Dhe dita kur është bërë GPD-ja, është e njëjta kur është nda edhe Donika nga ai rigrupim. Pra ajo kalon në AAK. Kjo do të thotë se veç qëllimeve të sajë, ajo ka mundur të ketë pakënaqësi me ta (GPD). Mendoj se zgjedhja është e Donikës dhe GPD-ja, nuk ndien nevojë të komenton qëndrim publik, lidhur me këtë. Pra realisht, nuk i përket atyre të dhënë një qëndrim çfarëdo qoftë ai. Reagimi i z. Xhelal Sveçlës, ndaj GPD-së, për mbajtje në heshtje të largimit të saj, nuk është gjë tjetër veç se një zhgënjim ndaj të dorëhequrve dhe pa dyshim edhe një thumbim i cili nuk do të duhet të ndodhte”, ka deklaruar Dugolli./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat