Kundërshtimi i ashpër, ja pse Kuvendi nuk duhet ta hetojë SHIK-un e Kadri Veselit

Politika

Kundërshtimi i ashpër, ja pse Kuvendi nuk duhet ta hetojë SHIK-un e Kadri Veselit

Nga: P.R Më: 18 mars 2018 Në ora: 21:06
Kadri Veseli

Lëvizja Vetëvendosje, së fundi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të themeluar një komision hetimor për SHIK-un, shërbimin e udhëhequr nga Kadri Veseli, tash kryetar Kuvendit.

Por kundër kësaj nisme ka dalë analisti politik, Nexhat Haziri.

“Kërkesa për hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut nga kuvendi i Kosoves, jo që do të jetë vetëm një tentativë e dështuar por do e legjitimoj SHIK-un, pasi kuvendi nuk ka asnjë mekanizëm që mund të ketë qasje në dokumenta dhe në dosje të kësaj organizate mafioze, përveq se të formo një komision hetues parlamentar I cili do të jetë vetëm një komision koti. Fundi fundit, kuvendi nuk e ka themeluar SHIK-un,andaj nuk mund edhe ta hetoj, pasi ky institucion i heton vetëm agjensionet e themeluara prej ti”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, me këtë duhet të merret Gjykata Speciale.

Image
Nexhat Haziri

“Me këtë organizatë kriminale duhet të merrët drejtësia, dhe rasti më mirë është Gjykata Speciale për faktin se disa nga eksponentët e SHIK-ut janë të dyshuar për krime nga kjo Gjykatë. Ashtu siç është nonsens, kurë shefi dhe anëtarët e hirarkisë së një organizate kriminale siç është SHIK-u, janë ulur rahatshëm në kotlluqet e kuvendit, për më tepër shefi i kësaj organizate famkeqe, Kadri Veseli është edhe kryetar i organit më të lartë ligjëvens të Republikës, të fsheshur pas mandatit të të zgjedhurit të popullit, po ashtu është nonsens që ky organ, kuvendi ta hetoj një organizatë kriminale dhe të pritet ndonjë rezulatat nga ky hetim”.

“Nuk e di nese senati Italian është marrë ndonjë herë me hetimin e organizatës mafioze “CAMORRA”. Me të tilla organizata duhet të merrën organet e drejtësisë dhe të sigurisë, dhe e tillë është edhe SHIK-u, një organizatë mafioze veprimtaria e së cilës ka qenë vrasje e personaliteteve politike të cilat i ka tiketuar si kundërshtar të PDK-së, marrja me tregëtinë e paligjshme, drogë, armë,derivate të naftës, duhan,pije alkoolike pastrim parash,prostitucion, haraq,uzurpime, shantazhime, kërcnime, falcifikime te ndryshme, etj.Andaj kuvendi i Kosovës nuk ka pse ta hetoj SHIK-un, këtë duhet ta bëjë gjykata”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat