“Haradinaj është bërë avokat i djallit, deri dje kritikonte klanin ‘Pronto’”

Politika

“Haradinaj është bërë avokat i djallit, deri dje kritikonte klanin ‘Pronto’”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 mars 2018 Në ora: 14:51
Ramush Haradinaj

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës ka komentuar rastin i ish deputetit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, duke kritikuar gjyqësorin .

Për këtë deklaratë të Haradinajt ka reaguar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ku janë shprehur të shqetësuar dhe se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve shtetërorë sa u përket rasteve që janë në procedurë në gjykata të Kosovës. KGJK-ja nuk mund të komentojë rreth rasteve në zhvillim dhe konsideron se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thuhet në reagim.

Image
Blerim Burjani

Kurse, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se  çështja e gjyqësorit është e vështirë për trajtim sepse ballafaqohet me presion politik dhe se nuk ka shpresë të gjendet rrugëdalje.

“Kryeministri kishte folur paushall në Kuvend siç e din të gjithë me si flet ai, dhe fjalorin që përdorë "hajt pak", çështja e gjyqësorit është e vështir për trajtim sepse ballafaqohet me presion politik pra nuk ka shpresë fare se do të  gjendet rrugëdalje kur të merret parasysh se gjyqësori është i lidhur për politiken dhe asnjë politikan gjasa kurrfarë të i shqiptohet një vendim përfundimtar i plotfuqishëm praj kjo është kryere, s`ka asgjë edhe me e çuditshme është dhe në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës ku Ministria e Drejtësisë ka proklamuar rishikimin e gjyqësorit kjo nuk është e pranueshme për një sistem të pavarur gjyqësor në një shtet demokratik”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë se nuk i takon kryeministri që të komentojë vendimet gjyqësore pasi në këtë mënyrë i bën presion prokurorisë dhe drejtësisë.

Image
Faton Mehmeti

“Deklarata e Ramushit është gafë e radhës, me të cilat tashme jemi mësuar. Nuk i takon një kryeministri që të komentoj vendimet e gjykatës, në të kundërtën i bën presion prokurorisë dhe drejtësisë në tërësi. Me dhjetëra here Ramushi e ka dëshmuar se nuk  është një kryeministër i përgjegjshëm, por një injorant i skajshëm. Deri dje kritikonte klanin “Pronto” e sot është bërë avokat i djallit, kjo është fytyra e vërtetë e kësaj klase politike, respektivisht kësaj qeverie”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se Haradinaj në vend që të punojë për një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur të drejtësisë, ai i bën kritika drejtësisë që e ka mbajtur në burg Sylën.

“Rasti i Azem Sylës është tërësisht vepër e kapjes së sistemit të drejtësisë, njeriun që e dënon EULEX-i e lirojnë gjykatësit shqiptare për të njëjtën akuzë, kjo është non sens. Ramushi në vend që të punojë për një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur të drejtësisë, bën kritika drejtësisë që e ka mbajtur në burg një banditë si Azem Syla. Ky është kulmi, i presionit ndaj drejtësisë, edhe ashtu t kapur nga bandat, në mesin e të cilave edhe ajo e Dukagjinit në krye me Ramushin dhe Dautin. Derisa kemi kësi politikanë në krye të shteti, është utopike të mendosh për një të ardhme të mirë këtu, dhe se një ditë drejtësia do të prodhoj drejtësi”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat