Politologu i njohur Ramush Tahiri ka komentuar skenat e përplasjes mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës, dje në Kuvendin e Kosovës.
Derisa po mbahej interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, deputetët e VV-së, kanë akuzuar ministren Dhurata Hoxha, e cila ishte ministre e Drejtësisë, në kohën kur vdiq Dehari në burg.
Deputetët e VV-së, me të marrë fjalën ministrja Hoxha, kanë nisur të bëjnë zhurmë e brohoritje, duke rrahur tavolinat e duke e quajtur Hoxhën “kriminele”. E gjithë kjo ka pasur me shtytje mes deputetëve dhe gati në përplasje fizike.
E sipas politologut Ramush Tahiri, skenat si këto, kanë të bëjnë me kulturën politike dhe parlamentare.
Sipas tij, deputetët po e manifestojnë nivelin e tyre të sjelljes.
“A s luftë për pushtet e as përpjekje për tërheqje të vëmendjes nga Demarkacioni. Thjesht e qartë ka të bëjë me kulturën politike dhe parlamentare. Ky është niveli i sjelljes të deputetëve dhe këte e manifestojnë”, është shprehur Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot”.