Prania e Arneud D’anjean në takimin e Thaçit, pyetjet që shtron Abazi që sqarojnë atentatet dhe trazirat e 2004

Politika

Prania e Arneud D’anjean në takimin e Thaçit, pyetjet që shtron Abazi që sqarojnë atentatet dhe trazirat e 2004

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 15 mars 2018 Në ora: 15:07
Arnaud Danjean mori pjesë në takimin e Thaçit me Macronin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që disa ditë po qëndron në vizitë zyrtare në Francë. Ai gjatë ditës së djeshme është pritur nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron.

Por, ajo që ka rënë në sy gjatë takimit të Thaçit me Macron, ka qenë prezenca e Arneud D’anjean, i cili në te kaluarën ishte përfolur si agjent i DGSE-së, e që e ka rekrutuar Hashim Thaçin gjatë konferencës së Rambujesë.

Image
Arnaud Danjean mori pjesë në takimin e Thaçit me Macronin

Në një dokumentar të televizionit francez, Canal+ që i transmetuar dy vjet më parë,  Arnaud Danjean, përshkruhet si mik i Hashim Thaçit.

Gjithashtu, aty thuhej se ai kishte ndërmjetësuar në raportet ndaj Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 vjetëve në DGSE, ai aktualisht është deputet në Parlamentin Evropian.

“Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje”, thuhej në dokumentarin e Canal+.

Por, si komentohet prania e tij në takimin e Thaçit me presidentin francez Macron?

Lidhur me këtë, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ky takim është bërë me ndërmjetësimin e njerëzve që e kanë përkrahur Thaçin që nga Rambuje.

Image
Haki Abazi

“Takimi në Francë është organizuar nëpërmjet derës së vogël dhe me ndërmjetësim të njerëzve që kanë përkrahur Thaçin që nga Rambuje. Është koha të shtrohet pyetja pse Telekomi me alkaltel, pse aeroporti me Lion Airport, pse Brezovica Kompanive Franceze, pse Ahmet Shala nuk është Jeton në Kosovë dhe pse ka dështuar EULEX. Kush në fakt kontrollon financat e Kosovës, pse Hashim Rexhepi nuk është intervistuar nga Prokuroria për akuzat ndaj Thaçit dhe Ahmet Shales. Këto çështje sqarojnë edhe atentatet por edhe trazirat e 2004”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, që nga paraqitja e Thaçit në skenën publike, urrejtja ndaj LDK-së, dhe veçanërisht ndaj Rugovës ka qenë forma se si nëntoka Marksiste-Leniniste ka dashur të marrë pushtetin.

“Që nga paraqitja e Thaçit në skenën publike përfshirë edhe veprimin në margina të Kadri Veselit urrejtja ndaj LDK dhe veçanërisht ndaj Rugovës ka qenë forma se si nëntoka Marksiste- Leniniste ka dashur të marrë pushtetin. Kjo dhe dëshmitë e ish pjesëtarëve të SHIK-ut dhe paraqitjet e tyre publike tregojnë se ata kane shfrytëzuar luftën dhe sakrificën e UÇK-së për interesa të ngushta dhe pasurim që në atë kohë e kanë pas pengesë njeriun që ka marrë përkrahjen e vazhdueshme të qytetareve. Kosova është vendi i vetëm që njerëzit pas luftës nuk kanë votuar për të ashtuquajturit komandant dhe kanë zgjedhur që klasa intelektuale të udhëheqë me vendin”, ka përfunduar Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat