Haradinaj “mbron” Azem Sylën, analisti: Drejtësia është e çoroditur

Politika

Haradinaj “mbron” Azem Sylën, analisti: Drejtësia është e çoroditur

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 14 mars 2018 Në ora: 15:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit përmendi rastin gjyqësor “Toka”, ku i përfshirë kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka filluar t’i dalë në mbrojtje partisë së tij në koalicion (PDK) edhe për çështje tjera.

Sot në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit përmendi rastin gjyqësor “Toka”, ku i përfshirë kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas tij, gjyqësori ka një pjesë të fajit kryesor për zhagitjen e rasteve të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Sylës.

“E mytën Azem Sylën qe nja 5 vjet i ka  bo në procese gjyqësore. S’mahen njerëz në pakufi në procese por jepja përgjigjen. Mua më kujtohet rasti kur ja ka nis rasti i Azem Sylës por një rast nuk mundet me shku në pakufi. E merr vëlla faturën ose je i fajshëm ose s’je”, tha Haradinaj.

Duke komentuar “mbrojtjen” e Haradinajt kundrejt Sylës si ish-deputet i PDK-së, analisti Faik Krasniqi, e konisderon normale.

Image
Faik Krasniqi

Mirëpo, Krasniqi e sheh të çuditshëm faktin e lirimit të Azem Sylës dhe drejtësinë e Kosovës.

“Është krejt normale që partnerët e koalicionit i dalin në mbrojtje njëri-tjetrin, edhe atëherë kur është fajtor personi në fjalë, edhe pse kryeministri Haradinaj s'ka pasur pse ta bëj një gjë të tillë. Edhe në kohën e Qeverisë Mustafa dy partnerët e koalicionit, PDK dhe LDK i dilnin në mbrojtje njëri-tjetrin. Por çfarë është e çuditshme këtu me lirimin e Azem Sylës dhe me drejtësinë tonë të çoroditur. Ose prokurorët kanë ''faj'', ose gjykatësit janë të korruptuar”, ka pohuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat