Afera “Pronto” në harresë, Prokuroria s’ka guxim!

Politika

Afera “Pronto” në harresë, Prokuroria s’ka guxim!

Hava Orana Nga Hava Orana Më 14 mars 2018 Në ora: 07:17
Ilustrim

Përgjimet e publikuara në vitin 2011 të njohura ndryshe si afera “Pronto” patën tronditur gjithë qytetarët. Më pas afera të ngjashme janë publikuar edhe në vitet në vazhdim të njohura si “Pronto1”, “Pronto 2” e “Pronto 3”.Mirëpo me kalimin e kohës çështja e këtyre aferave në mes të zyrtarëve më të lartë të PDK-së u hesht. Kjo çështje është ende e hapur në prokurori, mirëpo nuk dihet se deri ku kanë shkuar hetimet.

Të kontaktuar nga gazeta, zyrtarë nga Prokuroria e Shtetit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se deri ku kanë arritur hetimet për këto afera, apo cilat janë masat e deritanishme ndaj personave të përfshirë në këtë rast.

Ndërsa, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj thotë se kjo çështje e cila po hetohet ende nga prokuroria, do të marrë kohë deri në pafundësi.

“Me sa di unë prokuroria është ka merret me këtë çështje, por si edhe me tjerat, duket se do të marri kohë deri në pakufi”, thekson Gecaj.

‘Peshkaqenët’ e mëdhenj të klanit “Pronto”’

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, SkenderZogaj thotë se ky rast është dëshmia e kapjes së shtetit nga banditët, ata që kanë instaluar grupet kriminale në institucionet e shtetit.

“Rasti i përgjimeve të aferës "Pronto" është dëshmia e kapjes së shtetit nga banditët që në emër të meritave të luftës, i kanë instaluar strukturat e organizuara të grupeve kriminale brenda institucioneve shtetërore dhe nëpërmjet tyre ia kanë shkrry palcën kurrizore lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke i shkaktuar dëmtime të jashtëzakonshme popullit dhe shtetësisë së Kosovës”, ka thënëZogaj.

Image
Skënder Zogaj

Ai ka shtuar më tutje se derisa ky rast ka të bëjë me ‘peshkaqenët’ më të mëdhenj të pushtetit, nuk do të zbardhet kurrë nga drejtësia në Kosovëedhe pseështë zbuluar ky klan dhe është dorëzuar tek drejtësia.

“Klani “Pronto” edhe pse zbuluar dhe iu ka dorëzuar drejtësisë, kurrë nuk do të zbardhet deri në fund dhe nuk mund të merr dënimin e merituar! Kështu do të ngjet sepse klanit “Pronto”, i përkasin “peshkaqenët” më të më të mëdhenj dhe më të fuqishëm me pushtet e me para, përballë të cilëve drejtësia  s’është veçse një hardhucë e vogël, bisht k?putur që bën “fushk nëpër dushk!” , ka vlerësuar Zogaj.

Sipas tij, prokuroria nuk guxon të merret me këtë çështje, derisa pret afera më të ‘zeza’ se sa ajo “Pronto”.

“Pra,  prokuroria hesht sepse nuk guxon të merret me çështjen! Dhe hesht duke pritur shpërthimin e aferave të reja, edhe më të zeza, që “Pronton” mund ta nxjerrin në harresë”, ka përfunduar analisti Zogaj.

Vetëm drejtësia ndërkombëtare zbulon aferën “Pronto”

Po ashtu edhe njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, ka deklaruar se askush nuk ka pritur që dikush të arrestohet pas kësaj afere, dhe se madje kjo do të mbyllet shumë shpejt.

“Besoj se askush s’ka pritur që në rastin "Pronto" të arrestohet dikush, kur dihet se nga kjo aferë edhe janë emëruar prokurorët dhe gjykatësit me telefonatë.Edhe kjo aferë, si shumë të tjera do të mbyllet në heshtje.Në afera ku janë të inkuadruar politikanët dhe jo qytetarët e zakonshëm, ato shuhen në heshtje”, vlerëson ai.

Sipas Mehmetit, nëse ky rast nuk merret në dorë nga drejtësia ndërkombëtare, asnjëherë nuk do të zbardhet.

“Prandaj, jemi shteti me i dështuar në drejtësi në Evropë, që rrjedhimisht është pasojë e sistemit të korruptuar.Kosova s’mund të hetoj aferën " Pronto" derisa PDK është në pushtet, mbase kjo aferë duhet të ndiqet dhe hetohet nga gjykatës dhe prokurorë të huaj.Ndryshe, asnjëherë drejtësia s’do të vije në vend”, deklaroi analisti Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai ka shtuar se ky rast nuk mund të hetohet nga prokurorët e emëruar përmes telefonit, nga personat përgjegjës të këtij rasti.

“Kjo aferë do tëvazhdoj të jetë e hapur dhe asnjëherë s’do hetohet, prokurorët që duhet ta ndjekin janë të emëruar me telefonatë nga ata që janë të zbuluar në këtë aferë.Andaj, është utopike të presësh drejtësi në këtë rast.Mendoj se ky rast asnjëherë s’do hetohet”, ka theksuar analisti Mehmeti për “Bota sot”.

Ndryshe, këto biseda telefonike ishin incizuar gjatë hetimeve kundër ish-ministrit Fatmir Limaj për korrupsion. Kopjet e përgjimeve ishin shpërndarë 12 ditë pasi Prokuroria u kishte dhënë kopje të përgjimeve gjykatës, të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.

Publikimi i tyre zbuloi aferën tashmë të njohur si “afera pronto” dhe ndasitë e mëdha në mes të Hashim Thaçit, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut, Vlora Çitakut në njërën anë dhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, në anën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat