Pse iku Shpendi nga VV, postimi i tij në FB nuk tregon asgjë konkrete?!

Politika

Pse iku Shpendi nga VV, postimi i tij në FB nuk tregon asgjë konkrete?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 mars 2018 Në ora: 21:24
Shpend Ahmeti

I cilësuar si njëri ndër figurat më të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka gëzuar një reputacionin më të madh, që një figurë politike mund të ketë në Kosovë. Megjithëse, aferat e tij me Devollët ia kanë zbehur imazhin, gjithsesi Shpendi ka vazhduar të mbetet ndër figurat më të popullarizuara në VV.

Pas plasjes së sherrit mes anëtarëve të tyre, shumica e anëtarëve të kryesisë dhanë dorëheqje, kishte mbetur vetëm Shpendi neutral. Por, këtë të mërkurë edhe Shpendi u pozicionua, ndonëse nuk e tha këtë definitivisht, megjithatë kjo kuptohet se Shpendi iu bashkua “ krahut të Mulliqajt” .

Pavarësisht se njerëzit mund të japin gjykime të tyre, pro dhe kundër vendimit të tij, megjithatë i takon vetëm Shpendi kjo e drejtë. Deri këtu s’ka asgjë të papritur, ajo që nuk e prisja ishte qasja e të shkruarit nga ana e Shpendit, në letrën lamtumirëse ndaj Lëvizjes Vetëvendosje!. Një letër e gjatë pa thënë asgjë të rëndësishme, e kur të mendosh se Shpendi ka përfunduar shkollimin në Hardwarde, të ngjall neveri duke zbehur “ përmallimin” e tij me anëtarët e VV.

Derisa fillon me rikujtimin se “vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tonë.”, sikur mos të kishim njohur ne për këtë klasë politike, gjithsesi Shpendi na rikujtoi këtë gjë, megjithëse nuk dha arsyen faktike të braktisjes së tij nga Lëvizja. Mbase nga habia se “javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë”, për të vazhduar me analogjine e justifikimit  se “.. kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më”.

Por, pa cekuar askund arsyen e hyrjes në LVV, nëse nuk dijmë arsyjet e hyrjes, si mund të dijmë arsyjet e shkakut të daljes. Për të vazhduar pastaj konfizitetien me “ …mospajtimet kanë dëmtuar frymën dhe rrjedhimisht dhe kauzën e VV-së.”, edhe këtu pa e cekuar cila ishte fryma dhe kauza e VV-së. Citatet e shumë termeve pa shpjegime, përbënë në vetvete krijimin e konfuziteti se sa sqarimin e vërtetë të tyre.

Duke pranuar ndarjen në dy  grupe, Shpendi pasqyron rolin e tij sekserit të ndërmjetësimit, që nuk kishte sukses. Por asnjëherë nuk e theksoi se në cilin krah, apo grupacion po rreshtohet dhe as motivet se ky grupacion është më i mirë ose më i keq se tjetri. Të shkruash shumë dhe të krijosh më tepër mjegull, është cilësi e një politikani jo shumë të talentuar. Lënia në fund fare, për të treguar se “unë më nuk jam pjesë e LVV-së ”,  përveç radhitjes gabim të ndërtimit të letrës, pasi do të duhej që në fillim të shkrunte këtë e pastaj të jepte arsyet e detajuara.

Pavarësisht këtyre gjërave, shtrohet pyetja: A nuk ndjen Shpendi se pa VV  mbetet po Shpendi i Feri-t?, që nuk arriti as pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend, e lëre më që të jetë kryetar i kryeqytetit. Koha e ka dëshmuar se partitë e krijuara nga partitë e mëdha, gjithmonë janë zhdukur shpejt ose kanë mbetur parti shumë të vogla, të cilat vetëm për statistikë kanë ekzistuar dhe jo për ndonjë relevancë. Nëse grupi i të pakënaqurve së bashku me Shpendin do të krijojnë parti të re, parashikimi im është se s’do e kalojnë as pragun zgjedhor. Megjithëse koha do ta dëshmojë. Por, në fund të kësaj letre shtrohet pyetja: Pse Shpendi u largua nga VV ??, ky i fundit shkrujti shumë, por nuk tha asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat