SBASHK-u ultimatum Qeverisë, ja deri kur ka kohë në realizmin e kërkesave

Politika

SBASHK-u ultimatum Qeverisë, ja deri kur ka kohë në realizmin e kërkesave

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 mars 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Çështja e punonjësve të arsimit gjatë viteve 1990 – 1999 ka bërë që sot të ketë grevë një ditore në arsim, e cila është realizuar me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë. Përfaqësuesit e punëtorëve të arsimit në Kosovë, që nga viti 2013, janë duke kërkuar që kontributi i mësimdhënësve të cilët u angazhuan në procesin arsimor gjatë viteve 1990 – 1999, të shpaguhet.

Si pasojë e mos realizmit të kësaj kërkese ende SBASHK-u nuk ka vonuar me veprime sindikale siç ishte veprimi i ditës së sotme që ka paraparë grevë 1 ditshe në të gjitha institucionet arsimore.

Lidhur për këtë çështje kryetari i SBASHKU-t, Rrahman Jashari, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ende nuk ka reflektim nga ana e qeverisë.

“Greva e sotme një ditore ishte veprimi i tretë sindikal pasi që siç dihet ne kemi mbajtur grevë në fillim 1 orëshe , pastaj 2 orëshe , greva e sotme nga raportet që i ka nga këshilli qendrorë grevist nga i tërë sistemi arsimorë, ka filluar në orën 9:00 dhe është mbyllur për të dy ndërrimet në orën 14:00. Ajo çka dua të themë është që sot nuk kemi pasur ndonjë reflektim nga ana e qeverisë ,mirëpo pritet që në ditët në vijim ,që ata të komunikojmë me ne, të ulemi bashkërisht dhe të përpiqemi të zgjedhim këtë çështje, në të kundërtën rezoluta që ka sjell kongresi më 24 Shkurti i vitit 2018 na obligonë që ne të vazhdojmë me veprimet sindikale, dhe veprimi sindikal i radhës do të ishte më 13 prill që nënkupton grevë me afat të pacaktuar në të gjithë institucionet arsimore”, ka thënë ai.

Tutje, Rrahmani shtoi se kjo qeveri ka shumë pak kohë të reflektojë karshi kërkesave të tyre

Image
Rrahman Jasharaj

“Kur kemi filluar me veprimet sindikale konkretisht kur është mbajtur me 20 Shkurt greva dy orëshe , në orën 15 kemi pasur një takim në kabinetin e kryeministrin Haradinaj ku ishin prezent edhe dy ministra ,ministri i financave Bedri Hamza dhe ai i arsimit Shyqyri Bytyqi. Në bisedë për mësimdhënësit e arsimit të viteve 90-ta, ata deklaruan që i`u duhet kohë. Ne nuk mundemi të presim pakufi dhe unë uroj që të mos ketë nevojë më për greva tjera .Qeveria ka kohë nga 12 marsi deri me 13 Prill të ulet me ne të bisedojë, përndryshe nuk do të ndalemi së vepruari deri në zgjedhjen e kërkesave tona”, shprehet ai.

Kryetari i SBASHK-ut komentoi edhe deklaratën e KMLDNJE-s, ku thotë se po manipulon me nxënësit

“SBASHK-u nuk po manipulon me askënd , KLMDNJ-ja duhet të i dijë të drejtat e njeriut, dhe ne nuk do ta organizonim grevën po qe të mos e lejonte ligji për greva mbi konventën e Kosovës. Greva është një e drejtë legjitime e sindikatave , në momentin kur dialogu nuk jep asnjë rezultate atëherë edhe mbi ligjin mbi greva të Republikës së Kosovës ,parasheh greva kudo në botë . Pikërisht në këto ditë kur kemi pasur kongresin kemi pasur vizita nga Bullgaria, Sllovenia Holanda, Maqedonia e edhe atje ndodhin greva ,dhe dihet kur ka greva nuk ka mësim. Ne grevat nuk i bëjmë kundër nxënësve, por për ta paralajmëruar qeverinë, kështu që ne I bëjmë thirrje KLMDNJ-së si dhe shoqërisë civile që reagimet e tyre duhet të i drejtojnë drejtë qeverisë në mënyrë që edhe ata të nxisin dialogun, që të na mbështesin në mënyrë që mos të ketë nevojë për greva të ardhshëm”, ka përfunduar Rahmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat