Qeverisja gjashtë mujore e Haradinajt, analisti: Përplot skandale, dorëheqje ose shkarkim sa më parë

Politika

Qeverisja gjashtë mujore e Haradinajt, analisti: Përplot skandale, dorëheqje ose shkarkim sa më parë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 mars 2018 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj

Qeveria Haradinaj që nga marrja e mandatit të saj është kritikuar jo pak nga analistët politikë. Fillimisht vendimi për rritjen e pagave, pastaj shkarkimi i bordit të Agjencisë së Akreditimit, i ka kushtuar kësaj agjencie me përjashtim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, mos zgjidhja e demarkacionit janë disa nga çështjet që kritikohet kjo qeveri.

Edhe në aspektin buxhetor, qeverisja aktuale qëndron jo fort dëshirueshëm.

Në ditën kur u ndanë 500 mijë euro për shënimin e 550-vjetorit të Skënderbeut, ministri i Financave Bedri Hamza, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mbetet pa rezerva shtetërore.

Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa është shuma e rezervave shtetërore, gjatë qeverisjes 6-mujore të Haradinajt, janë shpenzuar mbi 2 milionë euro.

Kurse, vetëm në 4 muajt e parë, kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt, kishte ndarë afër 4 milionë euro nga kategoria e “shpenzimeve të paparashikuara”.

Analisti politik Blerim Burjani, të gjitha këto i konsideron skandale dhe vendime skandaloze.

Image
Blerim Burjani

“Kjo qeveri nuk e arsyeton dot veten, përplot skandale deri tash, disa vendime skandaloze janë në procedurë të trajtimit nga Gjykata Kushtetuese, 6 muaj skandale pas skandali mund të përshkruhet kjo qeveri pa zgjidhje për demarkacion dhe pa asnjë zgjidhje të vetme. Asnjë veprim që mund të mbahet mend e vetmja iniciativë e ligjshme ishte dërgimi i ligjit për kryeqytetin edhe ky ligj është harruar dhe nuk përmendet fare”, ka pohuar Bujrani.

Duke komentuar qeverisjen aktuale dhe sa ka bërë ajo në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë, Burjani thotë se kjo qeveri deri më tani nuk ka bërë asnjë hap lehtësimi për zhvillim ekonomik, shëndetësi apo reformim të skemave.

Sipas Burjanit, që të ndalen këto “skandale” duhet dorëheqje ose shkarkimi i Kryeministrit apo qeverisë.

“Deri me tash s’ka asnjë masë ekonomike të ndërmarr për lehtësim të zhvillimit ekonomik, asnjë hap i bërë në drejtimin e arritjes deri te sigurimet shëndetësore si dhe pa asnjë hap në reformim të skemave të shumta sociale. Skandali i zhvatjes së buxhetit për herë të fundit ishte marrja e parave nga rezervat qeverisëse që me ligj destinacioni është i qartë.

Fatkeqësisht asnjë fjalë e mirë për këtë qeveri, por konsideroj të ndalen skandalet e mëtejme të shumta mund të ndodhin vetëm me dorëheqje ose shkarkim  më së miri do të ishte të ndodhe sa më parë shkarkimi i këtij kryeministri dhe i kësaj qeverie”, ka shtuar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat