Flasin nga AAK për takim Thaçi-Haradinaj

Politika

Flasin nga AAK për takim Thaçi-Haradinaj

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 10 mars 2018 Në ora: 20:03
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Në media u raportua se në përpjekjet për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar sot në mesditë.

Lidhur me këtë çështje “Bota sot” ka kontaktuar deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi.

Kuqi në një prononcim për “Bota sot”, tha se nuk ka informacione se për çka është thirrur ky takim. Sipas tij, Thaçi e Haradinaj mund të takohen çdo ditë.

Image
Blerim Kuqi

“Mund të pyesni në qeveri, më mirë rreth kësaj çështje, sepse ata mund të takohen çdo ditë. Nuk jam pjesë e qeverisë. Nuk mund të jap informacione dhe nuk kam ndonjë koment”, tha deputeti i AAK-së.

Ai shpreson se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të ndodh javën e ardhshme.

“Lidhur me këtë punë, kur të na thirr kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryesia e Kuvendit, në atë ditë edhe votojmë ose se votojmë. Javën e ardhshme po shpresojmë se duhet të ndodh”, ka përfunduar deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat