Krimi dhe korrupsioni shtyn liberalizimin, avokati: Kosova pa rezultate konkrete për luftimin e tij

Politika

Krimi dhe korrupsioni shtyn liberalizimin, avokati: Kosova pa rezultate konkrete për luftimin e tij

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 10 mars 2018 Në ora: 15:46
Ilustrim

Luftimi i krimit dhe korrupsionit është një nga kushtet që Kosova duhet ta plotësojë përveç ratifikimit të Demarkacionit, që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave.

E së fundmi, Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë ka thënë se nëse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni në Kosovë, liberalizimi i vizave mund të shtyhet edhe për 3 vite.

Ai ka thënë se autoritet e Kosovës duhet të dërgojnë mesazhe shkelësve të ligjit që nuk mund të shkojnë larg me korrupsionin.

“Nëse nuk ndodh luftimi i korrupsionit në Kosovë, atëherë edhe pas dy apo tre vjetëve do të flasim për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE). Autoritetet e Kosovës duhet t’u dërgojnë mesazhe shkelësve të ligjit se nuk mund të shkoni larg me korrupsion pasi në fillim jo vetëm se të gjithë do ta marrin vesh atë se çfarë po ndodh, por do të fillojmë ta godasim edhe “xhepin” tuaj”, është shprehur ai.

Lidhur me këtë, avokati Adrian Gjoshi thotë se për dallim nga Demarkacioni që mund të plotësohet brenda ditës, luftimi i krimit dhe korrupsionit kërkon punë intensive dhe serioze.

Image
Adrian Gjoshi

“Përveç ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, kusht tjetër i veçantë që Kosova duhet të plotësojë për t'u hequr vizat, është sundimi i ligjit. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është kusht më kompleks për t’u përmbushur. Përderisa demarkacioni mund të përmbushet brenda ditës me ngritje duarsh nga ana e deputetëve, sundimi i ligjit kërkon punë intensive, konsistente e serioze të policisë, prokurorisë dhe gjykatave”, është shprehur ai.

Sipas Gjoshit, sistemi i drejtësisë sistemi i drejtësisë në vend nuk ka arritur të tregojë rezultatet për këtë çështje, por që sipas tij Kosova është diskriminuar duke qenë i izoluar.

“Fatkeqësisht, sistemi i drejtësisë në vend, duke mos qenë i pavarur dhe i paanshëm nga politika e grupe tjera të interesit, nuk ka arritur të tregojë punë dhe rezultate konkrete në luftimin e kriminalitetit. Megjithatë, vlerësoj se Kosova është diskriminuar duke qenë i vetmi vend në rajon i izoluar, edhe pse shumë shtete fqinje kanë probleme të njëjta apo të ngjashme me ato të Kosovës”, ka vlerësuar avokati Adrian Gjoshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat