Rexhep Selimi: Dikush duhet të shkojë në burg

Politika

Rexhep Selimi: Dikush duhet të shkojë në burg

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 10 mars 2018 Në ora: 15:12
Rexhep Selimi

Sipas ish Komandantit të UÇK-së, tash deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, listat e veteranëve janë trefishuar.

“Duke e rezultuar, pamohueshëm tashmë, që janë fryrë listat e veteraneve të Luftës se UCK-së deri në trefishim, si dhe duke e ditur që cilido falsifikim i dokumentave apo dëshmi e rrejshme është vepër e dënueshme më ligj, atëherë i bie që prokuroria do të duhej të merrej më hapjen e 40.000 rasteve për hetim të kryerjes se veprës penale. Përderisa për gjithë ketë proces ka  njerëz që kanë qenë të ngarkuar nga Qeveria për verifikimin e listave në të gjitha nivelet, atëherë të njëjtit duhet të ngarkohen më përgjegjësi. Po ashtu edhe të identifikohen të gjithë ata që nën përgjegjësinë e tyre kanë bërë shkelje të ligjit duke pranuar më vetëdije dhe duke falsifikuar dëshmi e dokumente të rrejshme. Duke filluar nga personat përgjegjës në nivele të larta e deri të cilido individ që ka falsifikuar dhe ka dëshmuar rrejshëm, duhet që të jetë objekt hetimi dhe të vihen para drejtësisë”, ka thënë Selimi.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, kushdo që ka falsifikuar apo dëshmuar rrejshëm më qëllim të përfitimit material duhet të përgjigjet para drejtësisë, ku sipas tij dikush duhet të shkojë në burg për ketë gjë.

“Deri më tash nuk kemi parë ndonjë aktakuzë të ngritur për ketë. Kushdo që ka falsifikuar apo e ka shkelur ligjin për Veteranët duhet të përgjigjet, pavarësisht kush janë ata, qofshin politikanë të sotëm apo luftëtarë të djeshëm. Dikush ka përfituar nga kjo situatë, në ndërkohë që ajo që ka humbur është UÇK-ja dhe historia e saj. E për ketë ka njerëz përgjegjës” ka thënë për “Bota sot” deputeti në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat