Gecaj për përjashtimin e AKA nga EQAR: Fajtor Haradinaj dhe MASHT, pasojat i vuajnë studentët

Politika

Gecaj për përjashtimin e AKA nga EQAR: Fajtor Haradinaj dhe MASHT, pasojat i vuajnë studentët

SUZANA RUGOVA Nga SUZANA RUGOVA Më 10 mars 2018 Në ora: 14:50
Studentet

Vendimi për përjashtimin e Kosovës nga EQAR-i është marrë pasi që kjo organizatë ka konstatuar se ndaj AKA-së pati ndërhyrje politike, përkatësisht munguan prova se ndaj ndonjë anëtari të Bordit po zhvillohen hetime për keqpërdorime. Vendimi i EQAR-it erdhi pas suspendimit të Bordit të AKA-së nga Ministri i Arsimit të Kosovës, vendim ky që ndodhi me kërkesën direkte të Kryeministrit të Kosivës, Ramush Haradinaj.

Në lidhje me këtë çështje, Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës në prononcim për gazetën ''Bota sot'', deklaron se pasojat do t’i vuaj i gjithë sistemi arsimor e në veçanti studentët.

Image
Bajram Gecaj

‘’Unë besoj se pasojat do të jenë shumë të dëmshme për arsimin në përgjithësi, por edhe për studentët në veçanti.

Deri më tash nuk janë dhënë kurrëfarë dëshmishë për arsyeshmërinë e vendimit. E gjitha që është thënë me rastin e suspendimit është se “ka informacione sekrete për keqpërdorime”.

Tutje, Gecaj shton se fajtorë për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) është Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Agjencioni për Akreditim është rregullatori kryesor i arsimit të lartë të Kosovës. Pa vendimet e këtij institucioni, asnjë institucion i lartë arsimor nuk mund të funksionojë, sepse AKA është përgjegjëse për akreditimin e programeve studimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat