Juristi i njohur i jep leksion Thaçit për “veton” e Listës serbe

Politika

Juristi i njohur i jep leksion Thaçit për “veton” e Listës serbe

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 9 mars 2018 Në ora: 17:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, është shprehur se nuk do të lejohet askush që të vë veto pa fund për transformimin e FSK-së në FAK.

Këtë deklaratë të Presidentit Thaçi, e ka komentuar njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit, e ka quajtur vetëm deklaratë politike atë që e ka thënë Presidenti Thaçi në Manifestimin e Epopesë së UÇK-së.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja se çka deklaron Thaçi, është një çështje që për fat të keq politika nganjëherë ia toleron për tu deklaruar kështu, për hir të interesave të ndryshme, në këtë rast në përvjetorin e rënies së familjes së Komandantit legjendar, Adem Jashari. Natyrisht se pritet një gjë e tillë. Por, zoti Thaçi e din që ne kemi një kushtetutë, e cila kërkon ndryshime juridike për të ardhur deri të ajo që mos të përdoret veto”, është shprehur Kelmendi.

Sipas Profesor Kelmendit, këtë kushtetutë, me të cilën Lista Serbe po e përdor veton, është Thaçi me partinë e vet e disa arti të tjera të kohës që e kanë vendosur dhe e kanë pranuar kushtetutën e Republikës në vitin 2008 pas shpalljes së pavarësisë.

“Thaçi e din që në kuadër të pakos së Ahtisarit, që ai e ka pranuar me dy duar që minoriteti e ka këtë të drejtë, që pa votuar ata me 2 të tretat, nuk mund të bëhen ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka potencuar  Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat