“Momentumi që i përgjigjet LDK-së”

Politika

“Momentumi që i përgjigjet LDK-së”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 mars 2018 Në ora: 17:18
LDK

Ditë më parë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se  LDK-ja do t’i largojë nga Qeveria partnerët e pushkëve të mbledhur  nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe i ka paralajmëruar subjektet tjera politike se ajo është e gatshme për t’u futur në garën e re zgjedhore dhe e fuqishme për t’i fituar ato.

Haziri ka thënë se në shënimin e 28-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Komunën e Gjilanit, kjo parti shumë shpejt do të rikthehet në krye të qeverisjes për t’ua zënë vendin PDK-së dhe AAK-së, atyre që ai i ka quajtur partnerë të pushkëve.

Duke folur rreth kësaj çështje analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “ Bota sot” se ky momentum politik më së shumti i përgjigjet LDK-së për të  shkuar në zgjedhje, jo që LDK-ja po tregon ndonjë përformancë të jashtëzakonshme si opozitë parlamentare, por shkaku i rrethanave të reja të krijuara në skenën politike të vendit.

Image
Hidajet Ahmeti

 

Ai ka thënë se LDK-ja do të mundohet me çdo kusht ta shfrytëzoj këtë momentum politik për të dal triumfuese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por me një Vetëvendosje me probleme të brendshme nuk mund të kemi mbështetje të një nisme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Gjykoj se nuk është mirë të jemi euforik në deklarata publike e aq më pak nga një kryetar i një komune të madhe e nënkryetar partie, çdo politikan me ndikim  në skenën politikë të  Kosovës duhet të ikë prej gjuhës  denigruese, fyese e etiketuese. Lufta politike është luftë konceptuale e jo luftë e inateve  politike të së kaluares”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, Haziri duhet ta ketë të qartë se ka pak kohë që LDK-ja ka bashkë qeverisur  me një pjesë të partive që po  keq qeverisin sot.

“Haziri duhet ta ketë  të qartë që LDK-ja e tij ka bërë njeriun  mistershëm, Kadri Veselin Kryetar Kuvendi dhe njëkohësisht njeriun që i ka bërë shumë dëme këtij vendi, Hashim Thaçin  e bëri president me mandat të plotë kushtetues e ligjor. Mendoj se ky mentalitet  dhe fryme qeverisëse e mbas luftës duhet të përfundoj, duhet të vijë në pyetje një gjeneratë e re politike për nga mendësia, e cila ka vullnetin, guximin dhe përgatitjen intelektuale për t’i quar proceset përpara”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat