Kush po hetohet për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK -së, flasin nga Prokuroria

Politika

Kush po hetohet për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK -së, flasin nga Prokuroria

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 mars 2018 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Fryrja e Listave të veteraneve të ish ushtarëve të UÇK-së ka bërë që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tash e një kohë ka filluar hetimet për personat që kanë bërë keqpërdorime. Prokuroria u bënë thirrje gjithë atyre që janë në dijeni për ndonjë dyshim apo vepër penale të lajmërohen në çdo kohë në prokurori.

Hekrem Lutfiu, zëdhënës tek Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka thënë për “Bota sot” se Prokuroria nuk mund të jap asnjë përgjigje lidhur me pyetjet e tuaja pasi që jemi në fazën e hetimeve.

“E inkurajojmë secilin që është i gatshëm të dëshmoj, për cilindo qoftë, lidhur me ndonjë dyshim për ndonjë vepër penale, po ashtu, ftojmë të lajmërohen në çdo kohë në Prokurori. Po ashtu, Prokuroria e inkurajon secilin që ka informacione, din diçka, ka parë ose dëgjuar për këto keqpërdorime që të lajmërohet në Prokurori” ka thënë për “Bota sot” Hekrem Lutfiu Zëdhënës tek Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat