Sulmi në ambasadën e SHBA-së, tentim i Rusisë për ta shtrirë influencën në Ballkan

Politika

Sulmi në ambasadën e SHBA-së, tentim i Rusisë për ta shtrirë influencën në Ballkan

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 3 mars 2018 Në ora: 10:31
Pamje nga ambasada e SHBA-vë në Podgoricë, natën kur ndodhi sulmi

Javën e kaluar qeveria e Malit të Zi njoftoi se ishte sulmuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Podgoricë.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhej në njoftim.

Më pas Policia dyshoi se Dalibor Jaukoviç (43-vjeçar), është personi që hodhi bombën në oborrin e ambasadës amerikane gjatë natës së mbrëmshme dhe pastaj vdiq në një shpërthim tjetër, ndërsa ky raportohet që të jetë serb.

Këto sulme ndaj ambasadave të shtetit më të fuqishëm në Botë, Amerikës, mund të jenë me prapavijë të Rusisë që ta shtrijnë kontrollin e tyre në rajonin e Ballkanit.

Avni Islami, profesor i fushës së sigurisë, duke folur për këtë çështje tha se ky sulm është bërë nga grupet paramilitare Serbo-Ruse me qëllim që Mali i Zi mos të jetë pjesë e NATO-së.

Image
Avni Islami

“Sulmi i ambasadës Amerikane në Podgoricë, nuk është diçka e pa pritur , ajo është bërë nga grupet paramilitare e kriminale të strukturave e nën direktivat e shërbimeve inteligjente Serbo-Ruse. Edhe tendenca për një grusht shtet është është ndërlidhur me sulmin me bombë në ambasadën e SHBA së. Të dy rastet e kanë të njëjtin qëllim, që Mali I Zi të mos jetë pjesë e NATO –së”-tha Islami për “Bota sot”.

Ai thotë se nuk duhet harruar AKI-ja që e kishte njoftuar për tendencën e grushtshtetit, ku ish-drejtori Agron Selimi kishte marrë falenderime për kontributin e dhënë.

Nuk duhet harruar si institucionet e sigurisë së Kosovës ( AKI- Agjencia Kosovare për Inteligjencë) e kishte njoftuar me kohë, për tendencën e grushtshtetit. Pas dështimit, ish drejtori I saj Agron Selimi,dhe Agjencia të cilën e drejtonte , kishte marrë falënderime për kontributin e dhënë”,-vazhdoi Islami.

Ai mendon se qëllimi i këtij sulmi është që Rusia ta shtrijë influencën e saj në Ballkan e pastaj të ketë ndikim edhe në Kosovë.

“Edhe sulmi me bombë e ka një mesazh , pra aksi Rusi-Serbi janë kundër perëndimit dhe qëllimi është që Rusia ta shtrij influencën e saj në rajonin e Ballkanit, e përmes kësaj influence të ketë ndikim edhe në Kosovë. Qëllimisht këto sulme bëhen nëpër ambasadat e Amerikës, duke ditur fuqinë që ka Amerika në Ballkan dhe në Evropë në përgjithësi, pra qëllimi i Rusisë është të depërtojë në Ballkan e përmes saj në Evropë”,-theksoi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat