LDK e gatshme të marrë përgjegjësi për vendin

Politika

LDK e gatshme të marrë përgjegjësi për vendin

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 1 mars 2018 Në ora: 19:53
Lidhja Demokratike e Kosovës

Derisa Lëvizja Vetëvendosje  u përça, koalicioni qeverisës PANA vazhdimisht ka problem të brendshme dhe mos koordinim ndërmjet mes grupeve parlamentare, e vetmja parti e cila është në pozitë të favorshme për fitore edhe nëse do të organizoheshin zgjedhje, është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjithashtu Koalicioni qeverisës u deshtë ta bindte Lidhjen Demokratike të Kosovës për votim të demarkacionit, dhe kërkoi gjithashtu edhe mbështetjen e tyre.

Që Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që siguron kursin  pro-evropian të Kosovës e thotë edhe Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Image
Avdullah Hoti

“Është e qartë për secilin qytetar se alternativa e vetme politike, jo vetëm ë e mira por e vetmja, është LDK-ja. Ne jemi të vetmit që sigurojmë kursin pro-evropian të Kosovës. Ne jemi partneri kryesor i miqve tanë. Ne tani jemi partia më e madhe në Kosovës, dhe normalisht se asnjë çështje e rëndësisë nacionale nuk mund të kalojë pa mbështetjen e LDK-së. Kjo na jep përgjegjësi të madhe si parti politike. Dhe jemi të gatshëm të marrim këtë përgjegjësi” ka përfunduar Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat