Pal Lekaj tregon pse Haradinaj hoqi dorë nga raporti i Bulliqit

Politika

Pal Lekaj tregon pse Haradinaj hoqi dorë nga raporti i Bulliqit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 28 shkurt 2018 Në ora: 20:03
Ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj

"Ashtu siç ka thënë kryeministri Haradinaj, ashtu edhe do të jetë, pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, të gjithë faktorët do të merren për bazë dhe do të gjendet vija e duhur, ajo që ka qenë çdo herë, në mes të dy vendeve tona, Kosovës dhe Malit të Zi. Nuk është dorëzim, është vetëm lehtësim i komunikimit dhe mundësi për zgjidhje me opozitën, kjo është për t’u admiruar", ka thënë Lekaj. 

Ministri Infrastrukturës dhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se demarkacioni do të votohet, ndërkaq Kulla dhe Çakorri do të ruhen.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”,  Lekaj ka pohuar se përmes aneks-marrëveshjes së Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi do të korrigjohen gabimet.

Lekaj gjatë intervistës ka folur edhe për projektet e Ministrisë së Infrastrukturës si dhe bisedimet në mes të saj dhe kompanisë B&E për Autostradën “Arbër Xhafer”.

“Bota sot”: Që nga marrja e mandatit të Ministrit të Infrastrukturës jeni “ankuar” vazhdimisht për kushtet se si e keni gjetur këtë dikaster, a mendoni t’i drejtoheni Prokurorisë për këto akuza?

Pal Lekaj: E kam thënë vazhdimisht se Qeveria duhet të ketë dinamikë, e cila i përmbyllë me saktësi punët dhe nuk i stërzgjatë projektet e filluara. Në këtë kuptim kam deklaruar dhe po e ritheksoj se nuk kam hasur në ndonjë punë të nisur e të përmbyllur ashtu siç duhet. Ndryshe organet e drejtësisë mund ta bëjnë punën e tyre në çdo kohë për secilin projekt, është detyrë e tyre dhe zgjedhje e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat