Kosova ka nevojë për frymë të re udhëheqjeje

Politika

Kosova ka nevojë për frymë të re udhëheqjeje

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 24 shkurt 2018 Në ora: 19:45
Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë në një intervistë dhënë për televizionin publik zviceran “SRF”, ka bërë me dije se nuk pëlqen fort ideja e krijimit të një gjenerate të re politike.

Duke komentuar nevojën për krijimin e një gjenerate të re të politikanëve, Thaçi ka thënë se Kosova udhëhiqet prej njerëzve të një gjenerate të lirisë dhe pavarësisë, të shtet-ndërtimit, të vizionit të qartë euro-atlantik.

E derisa Hashim Thaçit nuk i pëlqen krijimi i një gjenerate të re politike, analisti politik, Lirim Zorra, thotë se Kosovës i nevojiten persona pa dallim moshe, të cilët nuk hyjnë në këto parti tradicionale.

Image
Lirim Zorra

Zorra, në një prononcim për “Bota sot” tha se deri më sot kemi parë figura të reja të cilët kanë hyrë në politikë, mirëpo, sipas tij, nuk kanë sjellë frymë të re, pasi që ai thotë se kanë qenë pjesë e strukturuarve dhe partive tradicionale të cilat nuk kanë shpirë Kosovën në drejtim të drejtë.

“Koncepti gjeneratë e re ka dy kuptime, persona të ri në moshë që hyjnë në parti tradicionale në Kosovë të cilët nuk mund të ndryshojnë strukturën e partisë dhe mënyrën e funksionimit të partisë. Deri më sot, në kemi parë figura të reja të cilët kanë hyrë në politikë, mirëpo nuk kanë sjellë frymë të re, sepse kanë qenë pjesë e strukturuarve dhe partive tradicionale të cilat nuk kanë shpirë Kosovën në drejtim të drejtë”, u shpreh Zorra.

Ai thotë se Kosova ka nevojë për persona pa dallim moshe, të cilët nuk hyjnë në këto parti tradicionale, mirëpo që krijojnë lëvizje apo parti të re me fryme të re.

“Ndërkohë, çka i nevojitët Kosovës është persona pa dallim moshe, të cilët nuk hyjnë në këto parti tradicionale, mirëpo krijojnë lëvizje apo parti të re me frymë të re, e cila nuk përfshinë persona të involvuar në partitë tjera dhe kanë synim zhvillimin ekonomikë dhe reformat politike dhe sociale në Kosovë, sepse është e pamundshme përmes partive të tanishme individi të bëjë ndonjë ndryshim sepse infektohet me mënyrën dhe funksionimin e politikanëve tradicional, andaj njerëz të ri me parti të re besoj është mënyra më e mirë për ndryshime në Kosovë”, ka përfunduar ligjëruesi i kolegjit “ISPE”, Lirim Zorra për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat