Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje u thellua në 10 vjetorin e pavarësisë

Politika

Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje u thellua në 10 vjetorin e pavarësisë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 23 shkurt 2018 Në ora: 18:29
Kuvendi i Kosovës në seancën solemne për 10 vjetorin e pavarësisë

Një pjesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kishin bojkotuar seancën solemne për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Por, kështu nuk kishin vepruar  edhe “të rrebeluarit” e këtij subjekti. Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismaili dhe disa deputetë të tjerë veç pjesëmarrjes kishin nderuar edhe himnin e Kosovës, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Për deputetin e Vetëvendosjes, sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Ismail Kurteshi,  çështja e ardhjes në parlament është detyrë e deputetëve, qofshin të bashkuar ose të ndarë. Ndërsa, analistët politikë thonë se mos prezenca dhe nderimi i himnit, vërtetojnë  ndarjen faktike.

Sekretari Organizativ, deputeti Ismail Kurteshi, thotë se nuk e di arsyen e mospjesëmarrjes së të gjithë deputetëve në seancën solemne për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Kurteshi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të ftuar.

“Të gjithë kanë qenë të ftuar që të vijnë, ndonjëri prej tyre nëse ka shkuar jashtë Kosove ose ka pasur edhe të atillë që kanë pasur probleme me shëndet, por nuk e di arsyen e të tjerëve, mirëpo të gjithë kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë”, tha Kurteshi.

I pyetur se është kjo shenjë se ndarja e subjektit më të madh opozitar, është e paevitueshme? Ai është shprehur se çështja e ardhjes në parlament është detyrë e deputetëve, qofshin të bashkuar ose të ndarë.

“Jo, kjo nuk ka lidhje me ato punë. Ju e dini që çështja e ardhjes në parlament është detyrë e deputetëve, qofshin të bashkuar ose të ndarë, andaj këtë çështje nuk e lidhi kështu”, ka përfunduar  deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi për “Bota sot”. 

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, në një prononcim për “Bota sot” tha se është evidente se në Lëvizjen Vetëvendosje ka ndarje dhe dallime.

Sipas tij, është për të ardhur keq, që një parti politike e cila sapo e arriti maksimumin, të ndahet në këtë mënyrë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat