Analisti i njohur tregon se “ku po i dhemb” Ramush Haradinajt

Politika

Analisti i njohur tregon se “ku po i dhemb” Ramush Haradinajt

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 shkurt 2018 Në ora: 18:04
Ramush Haradinaj

Sot është mbajtur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për Demarkacionin, ku është zhvilluar një debat ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë këtij debati, Haradinaj ka folur me gjuhë të ashpër ndaj deputetëve të LDK-së, të cilët janë pro demarkacionit të nënshkruar në vitin 2015.

Analisti politik, Faton Mehmeti mendon se Haradinaj është i frustruar me qëndrimin e LDK-së, të cilët po ia pamundësojnë që ta përfundojë Demarkacionin, që pastaj ai ta paraqes si sukses të tij.

Image
Faton Mehmeti

“Në këtë rrjedhojë edhe toni i tij është i kuptueshëm, ndonëse jo i arsyeshëm. Pavarësisht se ka apo jo të drejtë, nuk duhet të jetë në fjalorin e kryeministrit që me kryeneçësi të sfidojë oponentët e tij në Kuvend, për më tepër të shprehet me fjalë jo të duhura. Besoj se kundërshtimi i Demarkacionit është bërë lojë ping-pongu, ku secili ia hedh tjetrit topin”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se klasa politike nuk është në gjendje të pranojë përgjegjësitë e tyre dhe se LDK duhet të mundohet t'i jep zgjidhje kësaj çështje.

“Në këtë sens kjo dëshmon papërgjegjësinë e klasës politike, e cila nuk është në gjendje të pranojë përgjegjësitë e tyre për t"i dalë zot vendit për tema të mëdha, e për të cilat qytetarët i kanë besuar atyre mandatin. Kosova po vuan nga klasa politike, andaj duhet edhe Ramushi të ulë tonët dhe LDK të mundohet të jep zgjidhje kësaj çështje, e cila po e mban vendin qe tri vjet të bllokuar”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat