Fyerja e Haradinajt, përgjigjet deputeti i LDK-së: Dorëheqja e pa shmangshme

Politika

Fyerja e Haradinajt, përgjigjet deputeti i LDK-së: Dorëheqja e pa shmangshme

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 shkurt 2018 Në ora: 13:36
Deputetët e LDK-së

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në foltoren e Kuvendit ka folur ashpër në drejtim të deputetëve të LDK-së në lidhje më çështjen e demarkacionit e sidomos më raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit.  

Haradinaj iu ka drejtuar atyre me fjalë të rënda duke iu thënë se s’i nuk kanë turp e fjalë të tjera për të cilat ai akuzonte deputetët e LDK-së derisa po ai vetë deri para pak kohesh kishte po të njëjtën kauzë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë për “Bota sot” se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më fjalorin e tij ka ndotur shumë raportet në skenën politike.

“Gjuha e kryeministrit ndaj deputetëve ka kaluar çdo bonton politik. Një Kryeministër edhe kur s’ka nevojë por votën e deputetëve opozitare do sillej me elegancë , e jo sikur sot kur me fjalorin e tij e ka ndotur edhe me shumë raportet në skenën politike. Por me shume se gjuha e tij Kosova po vuan nga barrikadimi politik që po e dëmton Kosovën” ka thënë ai. “Kërkim falja për deputetët dhe për qytetarët e Kosovës nuk mjafton, dorëheqja do ishte shërbimi më i mirë që i benë këtij vendi.  Përndryshe ky vend ka më vuajt edhe më shumë nga  arroganca e një lideri i një partie të vogël që rasti e solli aty ku është”, ka përfunduar Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat