Raporti i Bulliqit, rrezikon dështimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Politika

Raporti i Bulliqit, rrezikon dështimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 22 shkurt 2018 Në ora: 21:27
Shpejtim Bulliqi dhe Ramush Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshtuan projektligjin e marrëveshjes për miratimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për arsye të ndryshme. Përderisa, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që hedhjen poshtë në tërësi të kësaj marrëveshjeje, LDK kërkoi nga kjo të tërhiqet raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit. Por, kundërshtimi i LDK-së, ka hasur në kundërshtim nga ana e deputetëve të AAK-së.

Seanca parlamentare për miratimin e Projektligjit për miratimin e Marrëveshjes së shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është shtyrë për ditën e premte.

Kjo, pasi në seancës e së mërkurës, koalicioni qeverisë nuk arriti t’i sigurojë 81 vota për miratimin e kësaj marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshtuan këtë projektligj për arsye të ndryshme. Përderisa, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që hedhjen në tërësi të kësaj marrëveshjeje, LDK kërkoi nga kjo të tërhiqet raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit. Por, kundërshtimi i LDK-së, ka hasur në kundërshtim nga ana e deputetëve të AAK-së.

Kështu që në pamundësi për të siguruar votat e mjaftueshme, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dakordimit me shefat e grupeve parlamentar, vendosi që seanca të shtyhet për të premten.

Para shtyrjes së seancës, Kuvendin e vizitoi edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delaëie dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova.

Veseli kërkoi nga deputetët që të miratojnë demarkacionin

Pas shtyrjes së seancës, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli mbajti edhe një konferencë për media.

Ai tha se duan që deri të mërkurën të përfundojë çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

“Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi të përfundon, jemi në rrugë të mirë, kërkojë përkrahje nga ju media, nga gjithë qytetarët, nga çdo faktor, që të arrijmë konsesusin dhe për atë çdo deputetë i Kuvendit që e donë atdheun e vet, që e donë shtetin e vet, nuk ka patriotizëm më të madh se sa sot, nesër, pasnesër kurdo që është seancën e jashtëzakonshme me konsensus të plotë pozitë dhe opozitë, se sa me votua ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit, t’i hapim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik më tepër se sa debateve shterpe në mes vete për patriotizmin formal, tërë jemi patriot, tërë e duam Kosovën, njerëzit duan të lëvizin lirshëm dhe Kosova duhet ta ketë perspektivë, mos ta ndien vetën as qytetarët as shteti pjesë e lërë anash nga integrimet euro-atlantike“, ka thënë Veseli para gazetarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat