Foto që iu kanë ikur, shikoni sjelljet e Haradinajt sot në Kuvend, ja si “lutet” për Demarkacionin

Politika

Foto që iu kanë ikur, shikoni sjelljet e Haradinajt sot në Kuvend, ja si “lutet” për Demarkacionin

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:22
Ramush Haradinaj

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot ka dështuar të mbajë seancën parlamentare, ku në rend të ditës ishte votimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo e cila insistonte që të votohej vetëm marrëveshja e vitit 2015, dhe deklarata e të dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe Filip Vujanovic.

Dhe në mungesë të numrit të votave për votimin e marrëveshjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e shty seancën për ditën e nesërme, ku do të provohet edhe njëherë që të sigurohen votat e mjaftueshme për kalimin e marrëveshjes, shkruan “Bota sot”

Por, ajo që ka rënë sot në sy, dhe që mund t’ju ketë ikur është sjellja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përderisa, në seancat e kaluara kur Kuvendi ishte mbledhur për Demarkacionin, Haradinaj tash kishte sjellje krejt tjetër.

Ai në vend të hedhjes së gazit lotsjellës, kundërshtimit të marrëveshjes më gotën plot raki në duar, dhe fjalën ofenduese horra, ai sot, si duket ka tentuar të bind deputetët për votimin e marrëveshjes për Demarkacion, po të njëjtën marrëveshje të vitit 2015, të cilën e kishte kundërshtuar aq ashpër, shkruan “Bota sot”.

Ne ju sjellim foto nga seanca e sotme e Kuvendit, ku Ramush Haradinaj u “lutej” deputetëve për ta votuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

 Në foto po ashtu, shihet se Haradinaj kishte një debat të ashpër edhe me deputetin më të moshuar në Kuvendit e Kosovës, Adem Mikullovcin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat