Shqipëria dhe Kosova po vazhdojnë të gjymtohen

Politika

Shqipëria dhe Kosova po vazhdojnë të gjymtohen

Nga: A.S Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:43
Ilustrim

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po vazhdojnë të gjymtohen nga shtetet fqinje, por këtë herë edhe me fajin e politikanëve tanë.

Kështu, mendon Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipëri Etnike dhe Kryetar i Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar për Europë dhe SHBA.

“Shqipëria dhe Kosova janë shtete të gjymtuara nga të gjitha anët. Fqinjët e shqiptarëve janë zgjeruar në tokat tona, i kanë dhunuar e masakruar shqiptarët. I kanë asimiluar me anë të fesë dhe shkollës së imponuar nga pushteti i tyre, kështu që, çdo bisedë për trojet e pushtuara të shqiptarëve nuk është e tepërt. Por, çfarë po ndodhë në realitet. Klasa politike e dalur nga doktrina dhe ideologjia sllavokomuniste e PPSh-së/PKJ-së, për interesa të pushtetmbajtjes me çdo kusht po bënë pazare të turpshme me trojet e shqiptarëve”, thotë Gashi për “Bota sot”.

Ai thotë se këtë realitet të ri, politikanët nuk po mund ta gëlltisin dhe mbulojnë me harresë, parulla patriotike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat