“Sindikatat duhet të distancohen nga partitë politike”

Politika

“Sindikatat duhet të distancohen nga partitë politike”

Nga: Nebi Ajeti Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Arkiv

“Sindikatat duhet të distancohen nga partitë politike”

Ambicia për të ardhur në pushtet për politikanët e Kosovës shpesh herë eskalon në mashtrime dhe premtime megalomane, e tëra vetëm për të ardhur në krye të vendit.

Premtimi i rritjes së rrogave për punëtorët shëndetësor, rritje të pensioneve, njohjen e statusit të mësimdhënësve të cilët kanë punuar në vitet e 90-ta,ishin vetëm disa të cilat Ramush Haradinaj i premtoi, por realizimi i tyre nuk është parë ende.

Reagimi i fundit ishte nga SBASHK-u ku ata benë veprime sindikale, me nga dy orë grevë në të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe të larta, si shenje revolte për mos njohjen e statusit të mësimdhënëseve të cilët kanë shërbyere në vitet e 90-ta.

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës Muhamet Mustafa, ka komentuar këtë çështje, duke thënë se sindikatat duhet të kenë një distancë nga partitë politike, përcjell “Bota sot”.

Image
Muhamet Mustafa

“Së pari nuk duket një praktikë korrekte kur sindikatat inkuadrohen në euforinë elektorale dhe lidhin marrëveshje me subjekte politike garuese. Do të ishte më mire që Sindikatat ta kenë një distancë të barabartë nga partitë politike dhe mos të involvohen në garën elektorale, po tu lenë anëtarësisë së tyre që të votojnë lirshëm për subjekte të caktuara elektorale duke marrë parasysh programet dhe ofertën e tyre e pse jo edhe bindjet e tyre politike. Roli i sindikatave është që të jenë partnerë me qeverinë dhe bizneset( punëdhënësit) për të rritur të drejtat e e punëtorëve , pozitën e tyre, të drejtat dhe kushtet e punës dhe që për realizmin tyre, në mënyrë të përgjegjshëm të përdorin gjithë instrumentet e ligjore të aktivitetit dhe “ luftës” sindikale.

Tutje, Kelmendi theksoi se çështja e punëtorëve të arsimit nuk ka efekte buxhetore të mëdha.

“Lidhur me zvarritjen e njohjes së stazhit të punëtorëve të arsimit në vitet 90’ vërtetë është tepruar, kur dihet se kjo çështje në parim ka qenë e zgjidhur para 4-5 vitesh. Bile po habitem se pse zvarritet ende kur dihet se edhe efektet buxhetore këtu nuk janë aq të mëdha , dhe vijnë suksesivisht , dhe nuk vijnë duke u rritur. Vërtetë është për çdo kritikë lënia pas dore dhe neglizhimi i njohjes së një të drejte të natyrshme . Fundja ata kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës kanë qenë në listat e Qeverisë së Kosovës dhe Këshillave Qëndrore të financimit , përgjegjshëm dhe në mënyrë sistematike , në kushte shumë të vështira e me rrezik, dhe të mos u njohësh stazhin është vërtetë në gjë absurde. Aq më pare kur këtu nuk ka mundësi të fryrjes së listave. Ekziston evidence e atyre që kanë punuar në shkolla dhe që janë paguar nga buxheti i Republikës së Kosovës. Kjo çështje duhet të hiqet nga rendi i ditës”, ka përfunduar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat