Zogaj paralajmëron Thaçin: Presidenti të ketë shumë kujdes!

Politika

Zogaj paralajmëron Thaçin: Presidenti të ketë shumë kujdes!

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 21 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike Skender Zogaj, ka komentuar lidhur me vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për dekorimin me medalje presidenciale të personaliteteve që dhanë kontribut për shtet-formimin e Kosovës.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti nuk është dashur që të dekoronte “halabakët” dhe njerëzit e padenjë”.

Zogaj ka thënë se mbi 20 mijë “rrenacakë”, e kanë shkatërruar imazhin e luftëtarit të lirisë, duke “u pajisur me çertifikatën e veteranit.

Image
Skender Zogaj

“Pak e për merak, shumë e për lum!” thotë një fjalë e urtë e popullit tonë! Ata që nuk e kanë parasysh gjithmonë kanë për të bërë gabime që kushtojnë! Le të kemi parasysh vlerat e luftës që u përdhosën nga disa tregtarë bastard, të cilët duke i pajisur me çertifikatën e veteranit mbi 20 mijë rrenacakë, e kanë shkatërruan imazhin e luftëtarit të lirisë! Ky shembull i shëmtuar nuk do të kishte qenë mirë që të përsëritej nga Presidenti Thaçi, me dekorimin e halabakëve dhe njerëzve të krejtësisht të padenjë”, është shprehur Skender Zogaj.

Ai ka porositur presidentin që të ketë kujdes dhe që dekoratat të shkojnë te vlerat e vërteta.

“Presidenti duhet të ketë shumë kujdes që të ruaj autoritetin e dekoratave të cilat duhet të shkojnë te vlerat e vërteta”, ka thënë analisti për “Bota sot”.

Kujtojmë se presidentit Thaçi i janë refuzuar dekoratat presidenciale nga një sërë personalitetesh, shumica prej të cilëve ish-bashkëluftëtarë të tij. Deri tani atij i është pranuar dekorata vetëm nga ish-kryeparlamentari Nexhat Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat