“Nesër të votohet shkarkimi i Haradinajt, marrëveshja për demarkacion meritë e Aleksandër Vuçiqit”

Politika

“Nesër të votohet shkarkimi i Haradinajt, marrëveshja për demarkacion meritë e Aleksandër Vuçiqit”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 shkurt 2018 Në ora: 15:34
Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë, ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Demarkacionin, ndërkaq sot me katër vota pro, dy kundër dhe një abstenim ky projektligj do të procedohet për shqyrtim në Kuvend.

Seanca për demarkacion do të mbahet nesër, ndërkaq analistët politikë kërkojnë nga deputetët të votojnë shkarkimin e Ramush Haradinajt.

Jeton Kelmendi analist politik ka thënë për “Bota sot” se njeriu që ka kundërshtuar për tri vite një marrëveshje, që ka përmbysur çdo gjë dhe tani i bënë militantët të votojnë, ai duhet të japë dorëheqje.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, deputetët duhet ta votojnë shkarkimin e tij.

“Skandali i fundit me demarkacionin është kulmi i karrierës politike i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe në këtë vend nuk ka moral politik. Në kushte normale njeriu që për tri vite ka përmbysur çdogjë dhe ka qenë kundërshtari më i madh i demarkacionit me Malin e Zi, tani pa ndonjë ndryshim i bënë militantët për ta kaluar atë variant të Murat Mehës, mendoj se do të duhet një dorëheqje. Në rastin konkret nuk ka burrëri prej atij, nuk ka shtet, Haradinaj është i sëmur pas pushtetit dhe marak e pushtetit, e ka për karrierën e tij, prandaj duhet të mundohet që duhet të shkarkuar. Deputetët që e duan Kosovën në kushtet normale do të duhet të votonin shkarkimin e tij, padyshim njeriut më të keq dhe më të dhunshëm për Kosovën”, ka theksuar Kelmendi.

Sipas tij, nëse demarkacion do të kalojë është meritë krejtësisht  e Aleksandër Vuçiqit.

“Nëse ky demarkacion do të kalojë është meritë krejtësisht dhe ekzluzive e Aleksandër Vuçiqit. Pra, pa Aleksandër Vuçiqin, trinomi Thaçi, Veseli dhe Haradinaj kurrën e kurrën nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Kanë thënë hajde ta punësojmë Ramush Haradinajn në Qeveri me ndihmën e Aleksandër Vuçiqit, madje një kohë thuhet se i është thënë ndihmona ta punësojmë Haradinajn, ta bëjmë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe sigurisht që ai i ka ndihmuar dhe tani i ka bërë të mirën tjetër që ta shesin tokën e Kosovës tashmë e shitur që ta ratifikojnë në Parlament. Për këtë gjë, Vuçiqi dhe tjerët kërkojnë shpërblime të mëdha dhe ata do të japin çdogjë që të qëndrojë në pushtet trinomi Vuçiqi- Haradinaj, Veseli. Për fat të keq këta njerëz po dëshmohen edhe në luftë për këtë gjë, për përfitime, karrierë e pushtet politik. Haradinaj që kundërshtonte tërë kohën, madje thoshte që përmbi trupin e tij do të kalonte demarkacioni, tani militantët do ta ratifikojnë me një deklaratë e cila nuk ka asnjë presje është fatkeqësi”, ka shtuar Kelmendi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat