Melihate Termkolli flet për Gjykatën Speciale, kjo është shpresa e saj

Politika

Melihate Termkolli flet për Gjykatën Speciale, kjo është shpresa e saj

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 shkurt 2018 Në ora: 12:24
Melihate Termkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli shpreson se Gjykata Speciale do të  zbardhë e vrasjet politike të pas luftës.

 Kjo për faktin se kur është pyetur se çfarë pret konkretisht nga kjo gjykatë, ajo është shprehur për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

“Shpresoj të zbulohet e vërteta për shumë dyshime të cilat ekzisojnë tani e njëzet vite për vrasjet në Kosovë, sidomos ato me motive politike”, thotë Termkolli për “Bota sot”.

Më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Kjo instancë juridike ka mandat për të hetuar të gjitha vrasjet në Kosovë, prej janarit të 2008 deri në dhjetor të vitit 2000. Ndryshe, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, filloi një fushatë e vrasjes ndaj aktivistëve Kyçë të LDK-së. Në mesin e tyre, u vra edhe Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat