“Ndarja e Kosovës na dërgon në luftë të re”

Politika

“Ndarja e Kosovës na dërgon në luftë të re”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 20 shkurt 2018 Në ora: 20:08
Harta e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për media serbe. Kurti ndër tjerash jep rrëfimin për ndarjen e Kosovës, sipas tij, që është edhe përgatitje për një luftë të re.

Kurti po ashtu ka përmendur se Bashkimi i Komunave Serbe është një lloj republike serbe në Kosovë, por që shkel Kushtetutën e Kosovës.

E të njëjtin mendim sikurse të kryetarit të Vetëvendosjes ka edhe analisti politik.

Image
Faik Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” tha se ndarja e Kosovës na dërgon në një luftë të re. Por, në të njëjtën kohë, Krasniqi thekson se Kosova është një projekt amerikan dhe ata nuk e kanë çliruar që kur t’i teket dikujt ta ndajë.

“Padyshim që ndarja e Kosovës na dërgon në një luftë të re. Mirëpo, Kosova është një projekt amerikan dhe e fuqive tjera botërore dhe ata nuk e kanë çliruar dhe bërë shtet Kosovën që kur t’i teket dikujt ta ndajë atë”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi thotë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mbetët vetëm dëshirë dhe teori konspirative.

“Por, nëse do të ndodhte shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, gjë qe nuk besoj se do të lejonte SHBA, atëherë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t’i takonin Kosovës, kurse komunat me shumicë serbe si Leposaviqi, Zveqani dhe Zubin Potokun Serbisë. Sidoqoftë, këto shkëmbime ngelin vetëm dëshira dhe teori konspirative”, ka përfunduar Faik Krasniqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat