Pas dekorimeve të presidentit Thaçi, reagon deputetja e LDK-së

Politika

Pas dekorimeve të presidentit Thaçi, reagon deputetja e LDK-së

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Hashim Thaçi

Mbi 200 personalitete ishin përzgjedhur nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’u dekoruar me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Mes tyre ka personalitete nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Konferenca e Rambujesë, media, gazetarë, kameramanë, publicistë, presidentë e kryeministra të Shqipërisë dhe emra që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Vlora Çitaku, ish presidentja Atifete Jahjaga, Majlinda Kelmendi, Madeleine Albright, ishin vetëm disa nga personalitetet gra që ishin paraparë të dekoroheshin nga presidenti Thaçi.

Për këtë numër të vogël të personaliteteve gra ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lirje Kajtazi, e cila në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se gratë punojnë pa falënderime e dekorata.

Image
Lirije Kajtazi

“Natyrisht se edhe çështja e dekorimit të personaliteteve gra nga presidenti Thaçi është reflektim i mentalitetit dhe mosmirënjohjes që vazhdojnë ta këtë klasa politike mashkullore. Sikur e kane kuptuar se gratë punojnë edhe pa falënderime e dekorata. Ato vazhdojnë të jenë të nen përfaqësuara, anashkaluara injoruara dhe si rrjedhoje kemi formacione, duke filluar nga Borde, drejtues te partive politike, Qeveria qendrore e një numër i madh i atyre lokale krejt "burra". Shumë gra shqiptarë kanë qenë vendimtare për fatet e popullit, por këtë brezat e rijnë nuk e mësojnë as në shkolla, as nga monumentet e shumta që kemi. Fatkeqësisht nuk i falin respektin e duhur as ne familje e as në shoqëri. Të vazhdosh me përjashtim të 50% do të thotë të jesh 50% i mangët, 50% më i varfër, 50 here më i dobët dhe te jesh gjysëm gënjeshtarë”, ka përfunduar Kajtazi

Vlenë te theksohet se ne listën e personaliteteve për dekorime ishin edhe njerëz të dënuar e të akuzuar ndër të cilët ishte edhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili aktualisht është në vuajtje të dënimit pasi është gjetur fajtor në akuzën për krime lufte ndaj popullatës civile, pastaj edhe Azem Syla i akuzuari në aferën e tjetërsimit të tokave në Prishtinë, duke vazhduar me Sami Lushtakun e Fatmir Limajn.

Aty është, edhe Adem Grabovci, ndryshe i njohur si protagonist i klanit “Pronto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat