Anton Quni flet për mos dekorimin me medalje presidenciale: Pyetni Thaçin

Politika

Anton Quni flet për mos dekorimin me medalje presidenciale: Pyetni Thaçin

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 shkurt 2018 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi dhe Anton Quni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një sërë personalitetesh me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Në mesin e shumë personaliteteve që ka dekoruar Thaçi, gjenden edhe shokët e tij të luftës si Xhavit Haliti, Azem Syla e Kadri Veseli.

Të dekoruar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së ishin plotë 28 personalitete, ku disa prej tyre refuzuan këto medalje të Thaçit, e ndër ta ishte Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj.

Mirëpo në këtë listë nuk bënte pjesë deputeti i LDK-së, ish komandanti në luftën e Koshares, Anton Quni, i cili ishte njëri ndër figurat kryesore të UÇK-së.

I kontaktuar nga “Bota sot”, Quni thotë se nuk i ka mbet aspak “hatri” që nuk është pjesë e kësaj liste, dhe se duhet pyetur Thaçin për këtë gjë.

“Nuk më ka mbetur aspak hatri që nuk jam pjesë e kësaj liste dhe fakti që mungojë unë në këtë listë, duhet pyetur ai që i shpërndau këto medalje, dmth Thaçi”, tha Quni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat