Shteti i Kosovës një realitet i pakthyeshëm, këto janë dy rrugët e Serbisë për në BE

Politika

Shteti i Kosovës një realitet i pakthyeshëm, këto janë dy rrugët e Serbisë për në BE

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Festimi i Pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ditë më parë ka bërë të ditur se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse veç e dëshiron integrim e saj në BE.

Ai i ka bërë me dije Beogradit zyrtar, se nëse dëshiron integrimin në Bashkim Evropian, atëherë duhet doemos që ta pranojë Pavarësinë e Kosovës.

Image
Hidajet Ahmeti

Duke folur rreth asaj se a do ta pranojë Serbia Pavarësinë e Kosovës, kur dihet se ajo me çdo kusht është munduar që ta shkatërrojë shtet formimin e saj, analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “ Bota sot”  se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë një deklaratë e cila i përket  një realitet faktik e substancial, e cila realisht qëndron brenda misionit të BE-së si organizatë.

Sipas tij, struktura ligjore e funksionimit të BE-së është e rregulluar dhe integruar brenda misionit të BE-së në rregullimin e raporteve ndër shtetërore, e posaçërisht për shtetet të cilat kanë pasur konflikt në të kaluarën.

“MSA-ja e cila brenda vetës ngërthen dispozitat e saj të cilat janë të firmosura në mes BE-së dhe shteteve pretendonte, të cilat ndjekin rrugën për t’i harmonizuar politikat publike të shteteve pretendente me ato të BE-së. Qeveria serbe është shumë e vetëdijshme për rrugën e saj të vështirë, por karshi opinionit publik lëshon deklarata  të pamatura, jo serioze, kontroverse e më përmbajtje të një “realiteti” të rrejshëm. Realisht , qeveritë e kaluara serbe, por edhe kjo e tanishmja është në dijeni për realitetin faktik të statusit të shtetit të Kosovës , por deklaratat e tyre kinse nuk e njohin shtetin e Kosovës përdorën  më shumë për konsum të brendshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ai konsideron se Serbia si shtet ka dy rrugë, në të parën të qëndrojë jashtë strukturës organizative të BE-së e të mos njoh Kosovën,  e që një gjë e tillë nuk i konvenon, dhe rruga e dytë ta njoh shtetin Kosovës dhe të jetë brenda BE-së e një rrugë të tillë është duke e ndjekur.

“Shteti i Kosovës është një realiteti i pakthyeshëm dhe këtë gjë shteti serb e di shumë mirë, por momentalisht nuk mund ta pranoj një realitet të tillë në diskursin e brendshëm politik më shumë shkaku interesave politike të tyre. Shteti serb, para anëtarësimit në BE e saktësisht në negociatat për kapitullin e 36-të të MSA-së, Serbia do ta ketë kushtin për njohjen e Kosovës, për të cilin kusht është e vetëdijshme klasa politike në Serbi”, është shprehur analisti Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat