Të dielën na pret një seancë maratonike

Politika

Të dielën na pret një seancë maratonike

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në mbrëmje e së premtës për të caktuar seancën ku do të diskutohet për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Pas një takimi të gjatë mes kryesisë, u vendos që të dielën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, në orën 18:00.

Lidhur me seancën që do të mbahet të dielën, ka folur për “Bota sot” analisti poltik, Lirim Zorra.

Ai e sheh një seancë maratonike të dielën dhe përplasje mes atyre që do marrin pjesë në Kuvend, ndërsa thotë se ka lëvizje reale drejt votimit të demarkacionit.

“Fillimisht ka lëvizje reale drejtë një votimi i cili iu ishte mohuar deputetëve qe 3 vite për shkak të kalkulimeve politike dhe frikës se rrëzimit te qeverive. Seanca e ditës së diele do të jetë maratonike ku do të ketë përplasje dhe epitete të tradhtareve dhe njerëzve vizionar e cila besoj do te kaloj me mbi 80 vota sa kërkohen, mirëpo me disa pyetje që edhe sot duhet shtruar”,-thotë ai.

Image
Lirim Zorra

Zorra mendon se kalimi i demarkacionit do t’i ketë gjërat pozitive dhe negative për vendin.

“A është kjo zgjidhja ideale, po dhe jo, po sepse do të na ofroje mundësinë e lëvizjes së lirë që është kërkesë e qytetarëve me të drejtë, dhe jo se prapë nuk kemi një përgjigje a kemi humbur tokë në atë pjesë të Kosovës”,-potencoi ai.

Fituesit kryesorë pas mbarimit të kësaj drame, sipas Zorrajt do të jenë qytetarët e Kosovës, mirëpo ende nuk është e sigurt liberalizimi i vizave për arsye se Kosova ka edhe një kusht për të plotësuar.

“Si finale e kësaj drame të gjatë, fitues kryesorë do të jenë qytetarët e Kosovës, të cilët mund të lëvizin lirshëm mirëpo edhe kjo me një pyetje a është e sigurt liberalizimi i vizave me ratifikimin e marrëveshjes sepse BE-ja ka edhe një kusht, luftimin e korrupsionit dhe çka ndodhë në rast se prapë deri në fundvit nuk kemi liberalizim të vizave, kjo do te shpinte te fuqizimi i Vetëvendosjes dhe rënia e popullaritetit të BE-së në Kosovë dhe orientimi nga Turqia andaj topi tani shkon nga Brukseli për mos dëshpërim të Kosovarëve”,-përfundoi Zorra për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat