Ferati: Ose Kosova po falë tokë ose Mali i Zi na kishte dhënë në shfrytëzim

Politika

Ferati: Ose Kosova po falë tokë ose Mali i Zi na kishte dhënë në shfrytëzim

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 16 shkurt 2018 Në ora: 19:36
Demarkacioni me Malin e Zi

Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ka vendosur që të dielën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një pronincim për gazetën ‘’Bota sot’’, Fehmi Ferati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se ose Kosova po falë tokë, ose Mali i Zi ia kishte dhënë Kosovës tokën për shfrytëzim.

Image
Fehmi Ferati

‘’Të gjitha deklaratat janë të versionit  me ua përzi popullatës me kos këtë çështjen e demarkacionit.  Në këtë kontekst është thjeshtë  kjo punë ose ne po falim territor ose Mali i Zi na kishte dhënë për shfrytëzim territorin deri tani!!!’’, përfundon Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat