“Definitivisht pranohet gabimi! Çka po ratifikohet tani?”

Politika

“Definitivisht pranohet gabimi! Çka po ratifikohet tani?”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 16 shkurt 2018 Në ora: 18:03
Kosovë

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku, ka komentuar lidhur me gjetjen e zgjidhjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Maloku ka thënë se ka dy çështje të paqarta në lidhje me këtë temë.

Image
Naim Maloku

Sipas tij, është e paqartë nëse do të ratifikohet Demarkacionit me humbjen e territorit  apo marrëveshja e fundit që të formohen komisione të reja nga të dy shtetet dhe të ripërcaktohet vija kufitare dhe pastaj ajo të ratifikohet në Kuvend.

“Janë dy çështje të paqarta këtu: 1. Me marrëveshjen e fundit të Thaçit me presidentin e Malit të Zi Vujanoviq, definitivisht pranohet gabimi, tani edhe me document të nënshkruar, i komisionit të kaluar dhe akterëve politik që e mbështetën dhe e nënshkruan në Vjenë – çka do të bëhet me ta? 2. Çka po ratifikohet tani? Demarkacioni, pra kufiri me humbjen e territorit, apo marrëveshja e fundit që të formohen komisione të reja nga të dy shtetet dhe të ripërcaktohet vija kufitare dhe pastaj ajo të ratifikohet në Kuvend”, është shprehur ish-deputeti Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat