Seanca për Demarkacionin mbahet para seancës solemne?

Politika

Seanca për Demarkacionin mbahet para seancës solemne?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 16 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Seanca për Demarkacionin

Vizita e delegacionit Malazez në Kosovë po vërtetohet që nuk ishte vetëm një vizite e thjeshtë, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Kjo u vërtetua më së miri sot kur mediat morën vesh që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç kanë rënë dakord që të nënshkruajnë marrëveshje për korrigjimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Vesel Makolli zv. ministër nga partia Aleanca Kosova e Re në një prononcim për Bota sot ka thënë se është arritur konsensuse ndërmjet dy vendeve

Image
Vesel Makolli

“Marrëveshja që u arrit  ndërmjet dy krerëve politik është historike dhe më në fund tani Kosovës i është hapur rruga për liberalizim të vizave dhe proceseve tjera integruse”

Makolli, nuk dha shume detaje sa i përket seancës e cila do te mbahet për demakraconin

“Sa i përket seancës kryeparalamentari, Veseli tha se do të mbahej para seancës solemne që i bie këto ditë mirëpo informata më të detajuara nuk i kam për momentin”, është shprehur Makolli

Vlen të theksohet se marrëveshja për demarkacionin po diskutohet tash e  3 vite, dhe mos ratifikimi i saj në kuvend e shembi rrugën e shtetin tonë për përparim në procese integruese dhe liberalizim të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat