“Marrëveshja për demarkacionin mashtrim optik, e njëjtë sikur në vitin 2015”

Politika

“Marrëveshja për demarkacionin mashtrim optik, e njëjtë sikur në vitin 2015”

Albulenë Jahaj Nga Albulenë Jahaj Më 16 shkurt 2018 Në ora: 16:20
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dal sot në një konferencë për media ku ka thënë se në këtë 10 vjetor të Pavarësisë Kosova po shënon progres të rëndësishëm. Sipas tij Kosova ka marrë obligime që i ka nënshkruar qoftë për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e zi.

“Me domosdoshmërinë të lëvizjes sa më të shpejtë të perspektivës evropiane dhe fuqizimit të fqinjësisë së mirë dhe domosdoshmërisë për ratifikim duke vlerësuar dhe vullnetin e mirë të Malit të Zi dua të shpalos para jush që në 48 orët e fundit unë si president dhe presidenti i Malit të Zi nxorëm një deklaratë të përbashkët që i inkurajojmë Kuvendin e Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Image
Faton Mehmeti

Në lidhje më ketë ka reaguar edhe opinionisti Faton Mehmeti i cili ka thënë se asnjëra nga këto nuk janë meritë vetëm e Hashim Thaçit dhe se kjo marrëveshje është e njëjta sikur në vitin 2015.

“Marrëveshja  e arritur për demarkacion ishte e  përgatitur nga SHBA-ja, qe iu është dërguar palëve për nënshkrim, pra nuk është meritë e Thaçit i cili vetëm e ka nënshkruar, për më tepër kjo marrëveshje është e njëjta si e vitit 2015, nuk ka ndryshuar asgjë përveç mundësisë për të rishikuar por që nuk e obligon asnjërën palë. Më tepër këto marrëveshje janë mashtrime optike se është miratuar diçka e re, por që në të njëjtën kohë mbetet e njëjta. Kjo marrëveshje e shpëton Ramushin, duke i mundësuar të manipuloj më opinionin publik për gjoja ndryshim të diçka që në fakt s’ka ndryshuar asgjë. Kjo marrëveshje besoj se e përmbyll odiseun e një vonimi 3 vjeçar” ka thënë opinionisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat