Klasa politike pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës

Politika

Klasa politike pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 shkurt 2018 Në ora: 21:28
Ilustrim

“Nëse pyetet se e kanë bërë mjaftueshëm institucionet për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë në Kosovë, përgjigjja sigurisht që do të ishte jo. Ajo se çfarë duhet bërë është një klasë e re politike në tërësi e cila do të mund të vëjë në dispozicion dhe në fakt të krijojë parakushtet për shfrytëzimin e potencialit që të zhvillojë këtë ekonomi, sepse siç mund të shihet e vetmja pengesë për zhvillimin e Kosovës sot është klasa politike. Por, fatkeqësisht asnjëra anë, si në pozitë, si në opozitë nuk japin shpresë”, ka nënvizuar Musa.

Kosova është duke e festuar 10 vjetorin e pavarësisë, por rrugët e saj ende janë të mbushura plot lypsarë, në kafiteritë e saj mund të shohësh shumë të rinj të diplomuar e të papunë, ndërkaq shumë shtëpi janë drejt shembjeve, por i mbajnë “gjallë” njerëzit që jetojnë me ndihma sociale.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 29.7 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 10.2 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme.

Ndërkaq, të dhënat e Agjencisë Statistikore të Kosovës (ASK), deri në tre mujorin e tretë të vitit 2017 kanë treguar se shkalla e papunësisë në Kosovës është 30.2 për qind.

Anketa e cila ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit dhe  ku janë anketuar 3 mijë e 630 ekonomi familjare, tregon se papunësia më e theksuar është te femrat më 38.0 për qind krahasuar me meshkujt, 27.8 për qind.

Ndërsa sa i përket grup moshave, papunësia më e theksuar është te grup moshat 15-24 vjeçare me 53.3 për qind.

Fajtor për gjendjen ekonomike në Kosovë, ekspertët e ekonomisë i konsiderojnë institucionet e shtetit.

Sipas tyre, institucionet duhet të veprojnë sa më shpejt, përndryshe Kosova do të ketë pasoja afatgjate.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat