Pas 10 viteve të Pavarësisë, Kosova në udhëkryq

Politika

Pas 10 viteve të Pavarësisë, Kosova në udhëkryq

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 shkurt 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

“Konsolidimi i shtetësisë gjatë periudhës 10 vjeçare duket se ka ecur me hapa shumë më të ngadalta sesa që do të duhej të ndodhte. Kosova ende ballafaqohet me probleme serioze të brendshme, si zhvillimi ekonomik, gjendja e rende sociale mungesa e sundimit të ligjit dhe procesi i demokratizimit”, thotë për “Bota sot”, profesori universitar, Bekim Baliqi.

Dita e 17 shkurtit, është njëra ndër festat me të rëndësishme në historinë e vonshme të kombit shqiptar, sepse në këtë datë lindi shteti më i ri në Botë, Kosova për të cilën dhanë jetën breza të tërë të atdhetarëve që vendi të çlirohej nga kthetra serbe një shekullore.

Por, dhjetëvjetori i Pavarësisë po e gjen shtetin në një udhëkryq që ende nuk e ka të qartë të ardhmen e vet qoftë në aspektin e brendshëm qoftë në atë ndërkombëtar.

Në aspektin e brendshëm, sfidë ende mbetet ndërtimi i shtetit ligjor dhe demokratik, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe shtrirja e plotë e sovranitet në veri të vendit.

Kurse, sfidë në aspektin e jashtëm mbetet vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, ngecja e njohjes së pavarësisë nga ato shtete që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare që ndihmojnë në përforcimin e subjektivitetit të jashtëm.

Konsolidimi i shtetësisë peng i elitës politike

Profesori i shkencës politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi thotë se përforcimi i shtetësisë po ec me hapa shumë të ngadaltë.

“Konsolidimi i shtetësisë gjatë periudhës 10 vjeçare duket se ka ecur me hapa shumë më të ngadalta sesa që do të duhej të ndodhte. Kosova ende ballafaqohet me probleme serioze të brendshme, si zhvillimi ekonomik, gjendja e rende sociale mungesa e sundimit të ligjit dhe procesi i demokratizimit”, thotë Baliqi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat